Anëtarët e Komisionit të Rithemelimit përballen sërish me dyer të mbyllura/ Bumci: Me 8 janar çlirojmë opozitën nga bunkerizimi!

227
Sigal

Grupi i Rithemeluesve të PD, u përballën të enjten sërish me dyert e mbylluara dhe të bliunduara të selisë blu, një ditë pas skadimit të afatit, që Ky Komisooni I La Lulzim Bashës të lirojë zyrat,  pas shkarkimit  në Referendumin e 18 dhjetorit, me votën e 4446 demokratëve. Deputeti Aldo Bimci tha për gazetarët, se  Basha po e shëndërron opozitën në një bunker, për interesat e tij personale dhe karrigen e Edi Ramës. Bumci garantoi se me 8 janar, opozita do të clirohet nga bukerizimi dhe  godina e selisë blu do të jetë shtepi e demokratëve dhe e lirisë. Bumci  beri dhe një krahasim për mënyrën sesi po  i ndërrmarrin hapat,  deputetet që mbështesin Sali Berishën, përmes Referendumit, firmave dhe institionalisht, dhe nga ana tjeter me përgjigjën që kanë marrë nga mbështetësit e Bashës, me  ndërrim bravesh e blinda. Bumci u drejtoi një thirrje publike kolegëve të tij.Nga ana e tij, Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri tha se e ditën e shtunë, më 8 janar kur është thirrur edhe protesta kombëtare nga Sali Berisha, janë 44 mijë persona që do kërkojnë të hyjnë në selinë e demokratëve. Janë 44 mijë veta që do të kërkojnë të hyjnë në seli në datën 8 janar, këta tani po bëjnë 44 mijë autorizime gati në rastin më të mirë që ti thonë këtij a do futen apo jo?Edhenë kryeministri nuk futesh dot me këto procedura. Këta thjesht kanë ndërmend ta mbajnë të zbrazin e ta mbajnë të shkretë këtë oborr. Në datën 8 do marrin xhevapin kjo është shtëpia e demokratëve ky oborr nuk mund të qëndrojë më i zbrazët dhe i shkretë”