“Ilaçet në Shqipërinë do të jenë si në vendet e BE-së”, Berisha u premton pensionistëve: Check up falas dy herë në vit

34
Sigal

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ishte sot në Lezhë, ku prezantoi kandidatët për deputetë të “Aleancës për Shqipërinë Madhështore”.

“Nuk mund të ecet më tutje, nuk mund të shkohet drejt madhështirë, nëqoftëse ne nuk përkrahim, nuk nxjerrim nga mjerimi qytetarët shqiptarë.

Lista e ilaçeve të cilat i merrni në farmaci, ilaçet Doshi-Nushi, Nushi-Doshi të skaduara tërësisht do të jetë identike me listën e Republikës Italiane, dhe në territorin e Shqipërisë nuk do të tregohet kurrë një ilaç që nuk është tregtuar në dy vende të BE-së.

Ne nuk mund të jetojmë si italianët se nuk i kemi ato kushte, por ilaçet do ti marrim si ata, sepse i kemi ato kushte, i kemi ato kushte për të ndihmuar çdo qytetar shqiptar me ilaçe që japin efekt.

Check up shkojnë e bëjnë personat jo të duhur, por ne do ta bëjmë falas dy herë në vit për pensionistët” – u shpreh Berisha.