Idrizi takon Shpend Ahmetin: Shqipëria s’mund të jetë pasive ndaj ngjarjeve në Kosovë

494
Zëvendëskryetari i Kuvendit Shpëtim Idrizi, priti në takim Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Gjatë takimit, Idrizi shprehu shqetësimin e tij për situatën politike në Kosovë, për çështjen e Kosovës, shqiptarëve në Maqedoni, Malin e Zi dhe në Çamëri.
“Duhet një reagim kombëtar. Shqipëria s’mund të jetë pasive për çfarë ndodh në Kosovë, për Zajednicën, demarkacionin me Malin e Zi apo për Preshevën që i ngjan një Çamërie të kohëve tona”, nënvizoi Idrizi. Një pikë e rëndësishme diskutimi mes tyre ishte dhe reforma në drejtësi, ku Idrizi u bëri thirrje forcave politike në vendin tonë për miratimin në një kohë sa më shpejtë të kësaj reforme. Gjithashtu, Idrizi falënderoi Ahmetin për organizimin e “Javës Çame” në Prishtinë, e kthyer tashmë në një traditë. Nga ana e tij, Shpend Ahmeti, vlerësoi punën dhe përpjekjen e Idrizi për çështjen “Çame” dhe përfaqësimin dinjitoz të këtij komuniteti nga ana e Kryetarit të PDIU-së. Dy bashkëbiseduesit diskutuan dhe për projektet e ardhshme për Komunën e Prishtinës.
Sigal