Hyqmet Zane: Sistemi patronazhist do bëhet edhe me bangladeshas

426
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Qeverisja Rama eksporton shqiptarë, importon bangladeshas

Po na bëhet gjithnjë edhe më e vërtetë se e ardhmja e këtij vendi do jetë importi si punëtorë nga Bangladeshi se e tha kryeministri ynë qesharak, se shqiptarët nuk dinë të punojnë dhe nuk duan të punojnë dhe eksportimi i shqiptarëve specialistë dhe me arsim të lartë për në vende të tjera.. E tha me gojën plot dhe faqe gjithë shqiptarëve vetë kryeministri i sotëm i Rilindjes pa iu nxirë faqja dhe pa iu skuqur fytyra, sepse ai nuk e njeh turpin.

Këto të vërteta po dalin sheshit edhe në këtë fushatë elektorale si të jenë arritje të punëve të tij që duket sheshit që janë marrëzitë e një kryeministri të marrosur nga praghumbja e sigurtë. Të gjithë habiten sepse: ose kryeministri nuk po di se çfarë thotë, ose ai ka një papërgjegjshmëri të madhe, sa po fut një frymë negativiste në atmosferën e këtij vendi duke ndotur ambientin në çdo gjë.

Fushatat elektorale kanë dritë-hijet e tyre në prezantimin e programeve, që nxjerrin në pah të vërtetat dhe zhgënjimet nga qeverisjet. Pikërisht kjo po ndodh në këtë fushatë që, edhe pse në një kohë pandemie, duket se virusi më i madh eskluzivisht në Shqipëri  me emrin kryeministër kërkon të çojë në botën tjetër shpresat e një populli, sidomos të rinisë shqiptare. Fakti që mbi 300 mijë njerëz në 8 vjet të qeverisjes së majtë kanë ikur nga Shqipëria duke u “eksportuar” si një “mall” njerëzor, do të thotë se po kryhet një krim me kosto shumë të lartë. Si për inat me ëndrrat e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë, qeverisja aktuale e ka zëvendësuar këtë eksport me importin e “plehrave” me produkte ushqimore me qëllim që janë “të mira për Shqipëri” dhe deri tek plehrat që të manipulohen në vendin tonë.

Dhe më të veçantën e tha vetë kryeministri që punëtorët nga Bangladeshi janë më kokëulur dhe më pak të paguar, që do të ndihmojnë ekonominë shqiptare ?! Çfarë është kjo shfaqje  antishqiptare e një kryeministri shqiptar? Kush ia ka dhënë këtë mendim, cili këshilltar ia ka sugjeruar ? Ose një mendje e papërgjegjshme si kryeministri ynë gjen të tilla palaçollëqe, që po na i sjell si risi për mandatin e tretë.

Jemi në një udhëkryq skandaloz dhe që në këto kushte kërkohet një ndryshim në modelin e qeverisjes. Por më shumë se kaq kërkohet ndryshim në mendësinë e drejtimit të një vendi. Kemi 30 vjet që jemi shkëputur nga ai sistem diktatorial ku për çdo gjë vendoste Njëshi. Qeverisjet e njëpasnjëshme, me gjithë mangësitë e tyre në modelin qeverisës, gjithsesi nuk kanë pasur tendenca në rikthimin e filozofisë së partisë–shtet–individ. Sot kjo po ndodh me përpjekje të mëdha dhe me mendësi kaubojsi të një njeriu që edhe veshjen e bën allasoj se ai është një individ që pretendon të bëjë shtet me gangsterë për të sunduar pushtetin si sheik me paratë që i vjedh popullit të tij.

Pikërisht këtu, për këtë realitet që po përjetojmë kërkohet ndryshimi, sepse u “mbytëm” nga plehrat që nuk ka incenerator që t’i djegë se ato janë ngritur për të fituar disa miq të individit–kryeministër. Kemi vite e vite që hamë ushqime të huaja, jo bio , por të skaduara në shumicën e rasteve që u manipulojnë skadencat se ata që i sjellin janë ca miq të individit-kryeministër. Ne importojmë ilaçe nga cilësitë më të ulta dhe kompani anonime prodhimi, vetëm e vetëm që të fitojnë dhe të bëhen të pasur duke mbjellur vdekjen nga ca miq të individit  – kryeministër. I kërkojmë investimet e huaja dhe ato vijnë me bujë të madhe siç di t’i rekamojë kreu i qeverisë, por shumë shpejt ikin, bile edhe rrihen, sepse janë ca oligarkë kriminelë, që kanë lidhje të drejtpërdrejt me individin–kryeministër. Themi se po importojmë vaksina për Covidin-19, por që po përflitet se këto na i sjell individi–kryeministër, sepse ai nuk e njeh cilësinë për popullin e tij. Dhe dëshira e tij e shprehur për të importuar bangladeshas si punëtorë në Shqipëri, kryeministri ka ekpsortuar shqiptarë të shkolluar në Europë e kudo tjetër.

A nuk mund të ndryshojë ky realitet? Këtë e kanë në dorë shqiptarët. Shpesh ndryshimi i Shqipërisë fillon; kur të mos eksportojmë njerëz për Europën dhe Amerikë,  ku më të shumtët janë me arsim të lartë dhe profesionistë të fushave të ndryshme dhe të mos importojmë bangladeshas dhe plehra të kategorive të ndryshme.

 

Të takohesh me intelektualët që ka në Elbasan, si në të gjithë qytetet shqiptare do të thotë të kuptosh se çfarë kërkojnë elitat, që nuk dëgjohen nga kryeministri dhe se ku ka rënë niveli i përfaqësimit qytetar nga njerëz, që nuk dinë gjë tjetër veç të luajnë estradë me njerëzit, që i vënë në rresht si Kuim Jong Un në Korenë e Veritut.  Realisht kemi nevojë për përfaqësime intelektuale dhe jo shitblerës votash, kemi nevojë për të fituar vlera dhe jo të importojmë antivlera. Elitat intelektuale në takimet elektorale të atyre që përfaqësojnë Aleancën për Ndryshim dhe LSI dinë dhe kanë se çfarë thonë se çdonjeri prej oratorëvë di të ngrejë probleme të rëndësishme dhe specifike dhe me një peshë jo thjesht lokale, por në rrang kombëtar. Elekuenca e spikatur, si dhe me tematika të ndryshme, që i vlejnë një auditori shqiptar për të bashkëbiseduar me një kandidat intelektual, profesor, akademik, njerëz me botë që merr dhe ka përgjegjësi, janë një nevojë për të vënë në lëvizje resurset e lëna në heshtje të një qarku si Elbasani dhe më gjerë akoma, në të gjithë Shqipërinë siç edhe po spikaten.

Të dëgjosh sot një kandidat të Aleancës për Ndryshim apo të LSI si opozitë do të vëresh se ata kanë thjeshtësinë dhe fitojnë mirëbesimin , kanë “armët” ekonomike me argument, të cilat u japin siguri elektoratit po aq sa edhe kanë forcën e logjikës së madhe se nuk janë të keqpërdorurit siç bëri qeverisja e Edi Ramës që ai si kryeministër flet dhe argumenton si individ pa pyetur kënd dhe duke injoruar edhe ekspertët e vet, po aq sa edhe ministrat e tij dhe e shoqëron fjalën e tij me batuta dhe fyerje duke bërë shfaqje estrade të shpifura.

Unë besoj se pa një treg idesh, çdo treg tjetër në një shoqëri perëndimore, është i destinuar të vuajë kriza ricikluese dhe humbje të pallogaritshme. Nëse ekonomia e një vendi i jep atij mbivlerën, elitat i japin realisht vlerën një territori. Në këtë prag zgjedhjesh, vendi ndodhet në darën e konfliktit mes tregut të ideve dhe tregut të interesave të individit-kryeministër.

Sot ka ardhur koha jo vetëm për qarkun e Elbasanit, por për gjithë Shqipërinë të argumentohet që ndryshimi të fillojë në çdo qelizë të jetës shqiptare. Mbjellja e së keqes në këtë vend është bërë me forcë, me diktaturë, me urrejtje, me injorim, me kriminalizim vetëm e vetëm, sepse kjo ka qenë filozofia e një qeverisjeje që erdhi në këtë vend si “Rilindje” dhe i dha errësirë, erdhi si shpresë dhe vrau të ardhmen e rinisë që po ikën pa kthim, sepse kryeministri i vendit kërkon zëvendësimin  e tyre me bangladeshas. Pikërisht këtu duhet dhe kërkohet ndryshimi që të kemi një qeverisje reale dhe me këmbë në tokë.

Mos qoftë e thënë ajo që thotë Albert Ajnshtajn se “demokracia është një sistem shoqëror ku dy budallenj vlejnë më shumë se një i mençur”. Këtë e përfaqëson Edi Rama në kohë dhe në hapësirë si një njeri që me budallallëkun e tij dhe të ndjekësve të tij bëhen bashkë kundër zgjuarsisë dhe vlerave të mençura të këtij vendi që do sjellin ndryshimin.