/Gazeta TELEGRAF
Ky s’është vetëm mendimi im ! Kur mendon sa janë infektuar mbi 129.300 e kanë vdekur 2337 të deklaruara, na kap një frikë që s’dimë s’i ta shpjegojmë !Të gjithë i frikësohen grumbullimeve, takimeve e tjerë……!
1-Dy kronika , një shqetësim.
a) Kronika e parë. Me qindra herë kemi parë në ekranet televizive , se infektimi nga korona virusi , transmetohet nëpërmjet kontakteve . Kjo është më se e vërtetë, mbase shembujt janë të shumtë. Po preke një person tjetër, butonin e ashensorit, kompjuterin, dosjen, celularin që dikush i sëmurë e ka prekur, infektohet. b)Kronika e dytë. Ditë më parë na u dha një kronikë tjetër shumë e ngjashme me të parën, se si do të zhvillohen votimet në 25 prill. Janë tetë kontakte që na i tregojnë dhe posterat që janë afishuar për të kryer votimin. Që nga paraqitja në Qendrën e Votimit me pasaportë ose letër njoftimi e deri sa të hedhësh fletën e votimit tek kutia e fshehtë, më shkoqur do zësh radhën ku ka grumbull njerëzish me ose pa maska, të shëndoshë, apo të sëmurë. E theksoj këtë se nga një raport i M .SH. doli se 10 ditë para zgjedhjeve kemi 27.000 të infektuar. Këta do të votojnë me tetë kontakte për të kryer votimin. Pas tyre do të votojnë mijëra votues të tjerë. Kush na siguron se gjithçka ka kaluar sipas rregullave ? Në këto kushte shumë njerëz e kanë me frikë e me mëdyshje pjesëmarrjen në votime ..
2-Sa thuhet, aq më pak zbatohet mbase janë dhënë prova. Shumë njerëz kanë dëshirë të shkojnë për të votuar. Do të shkojmë thonë , por nëse do të ketë grumbullim njerëzish do të kthehemi në shtëpi, mbase jetë është më e shtrenjtë. Respektimi i rreptë i masave anti-Covid është përgjegjësi e stafit zgjedhor duke nënvizuar që ky staf është përgjegjës për dezinfektimin dhe ajrosjen kohë pas kohë të qendrave të votimit dhe vendvotimeve si dhe për zbatimin e masave parandaluese gjatë procesit të votimit dhe atij të numërimit të votave . Marrjen e masave të duhura organizative nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), për të regjistruar personat që janë aktualisht të infektuar nga korona , që janë në karantinë apo izolim të detyruar është një kërkesë që duhet zbatuar.
Kush na frikëson më tepër në këtë situatë ? Të dhënat paraprake nga Gjendja Civile, tregojnë se nga marsi i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2021 janë rreth 10.000 vdekje më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej rreth 39%, në raport me të njëjtat periudha të vitit paraardhës: shifër që tregon se vdekjet janë shumë më tepër se sa deklarohen ! S’i rrjedhojë dhe të infektuarit janë më tepër , por s’dihen!
3- Pse duhet votuar? Kjo mundësi na jepet një herë në katër vjet. Çdo banor në katër apo tetë vjet qeverisje ka krijuar bindjen për ata që i kanë drejtuar, por dhe për ata që i kanë premtuar për më tepër lumturi e begati. Fuqia e çdo qytetari në demokraci është vota ,por kur kjo është e lirë sipas vullnetit e bindjeve politike të secilit e jo me premtime, që shpesh herë janë boshe. Situata që po kalojmë na frikëson , jo vetëm nga frika e pandemisë , por dhe mjaft e acaruar politikisht. Ka një ashpërsim në fjalor e akuza të ndërsjellta gjatë fushatës . Nuk ndodh kështu në botën e civilizuar. Mbesa ime në Francë, Ariana mjeke në Grenobël , që po shëron zemrat e francezëve, para disa ditëve e shqetësuar më mori në telefon :”S’e kuptoj pse fushatat zgjedhore tek ju janë kaq të acaruara ? Edhe në Francë zhvillohen zgjedhje . Vetëm 30 ditë ndihet një atmosferë zgjedhore . Kandidatët zhvillojnë disa takime . Raportojnë ç’kanë realizuar nga premtimet e paraqesin objektivat për të ardhmen . Këtu mbaron gjithçka. Gjatë katër viteve, secili ka krijuar bindje për atë që është realizuar e këtu mbyllet gjithçka duke iu përveshur punës . “Fushata ndihmon”, por në një përqindje të vogël . Shumica e ka ndarë mendjen. Na bezdisin me shkresa mbi dhe nënë derë. Telefonatat s’kanë të sosur . Kërkojnë me ngulm jo vetëm për kë parti do të votojmë, por dhe emrin e kandidatit edhe pse ne s’e njohim fare. Fjala vjen, para disa ditëve gjeta në derë një Fletë Votimi. U njoha me 12 parti apo grupe partish, dhe për një kandidat të pavarur. Gjithsej 433 numra, që i korespondojnë po kaq emra. Numrat e partive ishin të qarta, por ajo e kandidatëve jo. Ajde gjeje në 36 numra se kush është ai që ti do t’a votosh? E theksoj këtë duke u nisur dhe nga niveli kulturor i ndryshëm i votuesve dhe i moshës së tretë ku jane rreth 700.000 votues .Edhe pse dëshirën për të votuar e kanë , por pyesin ku e kam qendrën e votimit? Besoj se do të ketë shumë fletë të pavlefshme. Vendi ka nevojë për bashkimin për një fillim të ri ; një fillim përmes votës së lirë që është mundësia për të realizuar një ndryshim të bazuar në vullnetin qytetar të shprehur lirshëm, mbase vota është liria që nuk ka çmim . I tillë është pushteti qytetar që mbron shtetin dhe shpëton shoqërinë. Është përgjegjësi qytetare që shemb negativen që vihet re në punë, jetë e kudo. Vota është një e drejtë absolute e lirisë individuale, por kur mbi të s’ka presion, manipulime, premtime boshe, pagesa me lekë , oriz , miell , apo makarona….?
4–Një dukuri tjetër shqetësuese. Emigracioni është një fenomen që do të reduktojë pjesëmarrjen në votim. Janë të dhënat e Eurostat, që i përkasin periudhës 2010-2019, që tregojnë sa kërkesa për azil nga shtetasit shqiptarë bëhen kryesisht nga të rinjtë nën moshën 34 vjeç. Këta nuk do votojnë . Me pa të drejtë iu mohua e drejta e votimit edhe pse e kanë emrin në listë për votim. Sondazhi që u zhvillua në shkurt tregoi se nga 56.2% ishte ulur në krahasim me janarin në 43.8% kishin dëshirë për të votuar. Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë përjetuar rritjen më të madhe të emigracionit në vitin 2020, pavarësisht situatës së pandemisë. Të gjitha këto na bindin për një pjesëmarrje të ulët në votime. Fushata zgjedhore ka arritur në pikun e vet dhe ka shpalosur karakteristikat e saj. Në kushtet e pandemisë, mungojnë takimet e mëdha , por prapë rreziku egziston . Në këto kushte po përdoret gjerësisht teknologjia e informacionit nga forcave kryesore . Fushata po karakterizohet nga premtime të bujshme në bazën ekonomike . Është koha për një reagim shoqëror demokratik përmes votës për të realizuar ndryshimin. Ditë më të mira presin të gjithë në një Shqipëri normale, Vota është një bashkim qytetar me frymën e shpresës që vdes e fundit, por po s’u realizua ajo vdes vërtet.