Arrestohet shqiptari me 1 kg kokainë në Itali, vlera e drogës 1 milion euro (Si i kishte fshehur)

356
Sigal

Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi u kap me 1 kg kokainë.

 

Mësohet se shqiptari është arrestuar në banesën e tij në Rogeno, në zonën Brianzas. Policia prej një kohe të gjatë kishte dyshime për personin në fjalë.

‘Corriera della sera’ raporton se vlera në treg e lëndës narkotike, mund të shkonte nga 800 mijë deri në 1 milion euro. Kokaina ishte e ndarë në qese me 50 dhe 100 gramë, ndërsa pjesë tjetër ishte futur në një qese të madhe dhe sipër i ishte vendosur një foto e një pantere të zezë.

Sakaq, bëhet me dije se shqiptari ishte arrestuar edhe në vitin 2012 me trembëdhjetë kilogram marijuanë dhe një armë dhe për këtë ishte dënuar me 7 vite burg.