Agron Duka –  Deputeti që i bën krenar jo vetëm durrsakët

751
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

“Agron Duka, vërtetë në politikë ka një rrugëtim kohor të gjatë, por, ajo çka i ka mbetur nga të gjithë, miq, shokë,  kolegë dhe kundërshtarë politikanë është ajo fjalëza e emrit që e thërrasin të gjithë: – GONI”

Sot në Shqipëri në krizë të thellë morale është besueshmëria publike jo veten e politikanëve. Produkti i vetëm i këtij tranzicioni 30 vjeçar është krijimi i një kaste politikanësh, që monopolizuan politikën, duke krijuar, sulltanetin e tyre partiak.

Pasoja më katastrofike e këtij tranzicioni tejet të lodhshëm për Shqipërinë është humbja e besimit dhe shpresës për të ardhmen. Shqiptarët aspiruan, shpresuan, luftuan dhe përmbysën diktaturën me sloganin inspirues  “E duam Shqipërinë si Evropa”. Fatkeqësisht edhe pas 30 vite në  ndodhemi në vagonin e fundit të stacionit te fundit për në BE!

Fenomeni i dytë më i dëmshëm i tranzicionit shqiptar është krijimi i një kaste biznesmenësh nëpërmjet lidhjeve të forta që ata krijuan me krimin dhe politikën.

Dështimi më i madh  është kapja e shtetit nga oligarkët qeveritarë. pasi krijuan pasurinë duke ushtruar aktivitet kriminal, krijuan lidhje të ngushta me segmente të caktuara të politikës, për të pastruar paratë e krimit, duke përfituar tendera, koncesione nëpërmjet  korrupsionit dhe kapjes se shtetit.

Agron Duka është një përjashtim nga ata që politikën e shndërruan në sulltanet, një përjashtim nga ata që u pasuruan me veprimtari kriminale apo duke shkelur ligjet.

I lindur dhe i rritur në një familje patriotike dhe arsim-dashëse prej disa breza trashëgohet sot si pasuria më e madhe edhe familjarë. Janë brezat e rinj të fëmijëve, mbesave dhe nipërve që  vazhdojnë  mirë-arsimimin  e tyre në universitetet brenda dhe  jashtë vendit. Nga nëna e tij që shërbeu 45 vite si mësuese Goni u edukuar me dashurinë për njerëzit. Goni  u rrit i  edukuar nga parimet humane të familjes së tij dhe u mbikëqyrë rreptë nga babi i tij si të vazhdonte rrënjët familjare të mirësisë, dashurisë dhe përulësisë  ndaj njerëzve të thjeshtë.

Agron Duka përfaqëson sot mikun e përkushtuar të vend-lindjes së tij të dashur Shijakut, të Durrësit që aq shumë e do dhe aq fortë i shërben.

Goni ka  kontribute sportive te spikatura në lavdinë e ekipit të volejbollit të Erzenit ku luajti rreth 15 vite prej vitit 1978-1993. Gjate  viteve 97-99 ka qene presidenti i ekipit. Ky ekip mbresëlënës ne kampionatet kombëtare ka fituar tre kampionate dhe dy kupa republike, fitore të cilat e kanë pasuruar dhe “dokumentuar” kontributin e suksesshme të Gonit në sporte.

Përvoja e drejtpërdrejtë me jetën dhe punën ne fshatë, puna gjatë pushimeve të verës që 14 vjeç, arsimimi universitar  për bujqësinë dhe eksperienca e drejtpërdrejtë si agronom, integriteti njerëzor dhe profesionalizmi  e lehtësuan  suksesin si e tij  Ministër i Bujqësisë në vitet 2001-2005.

Goni vlerësohet përherë dhe maksimalisht nga votuesit e tij si deputeti  sepse ju ofron çdo ditë secilit prej tyre  respekt dhe mirënjohje. Ai  është zemër-bardhë  dhe human nëpërmjet  ndihmave dhe donacionet që biznesi i familjes Duka ofron pa shumë bujë,  por përherë për njerëzit në nevojë.

Agron Duka ka të gjitha avantazhet të jetë në krye të listës përfaqësuese të PAA në koalicionin “Aleanca për Ndryshim” për qarkun e Durrësit.

Nuk ka asnjë shqiptar sot që të hedhë sadopak hije mosbesimi tek fjala, tek veprimtaria, tek besa e Agron Dukës si politikan.

Kaq i madh është respekti i Agron Dukës tek të gjithë, sa ai është “Goni” i tyre, miku, shoku, kolegu. Kurrë në rrugëtimin e tij në politikë, Goni nuk humbi kurrë respektin e asnjë shoku, kolegu, miku. Dhe kurrë nuk u bë armik i asnjë kundërshtari. Ju përgjigj në mënyrën më të mençur sulmeve, përbaltjeve për motive vetëm politike.

Koha i dha të drejtë – shpifjet rezultuan gënjeshtra ndërsa kontributi dhe personaliteti i Gonit u bë përherë më i vlerësueshëm publikisht edhe nga ata që e sulmonin egërsisht.

Pa qenë anëtar i Partisë Socialiste, Agron Duka fillimisht u mandatua nga socialistët si prefekt i Qarkut të Durrësit, ku spikati shpejt se po plotësonte në mënyrë perfekte detyrën e prefektit. Kryeministri socialist Fatos Nano duke vlerësuar dhe çmuar tek Agron Duka intelektualin, specialistin, organizatorin e talentuar, qeveritarin dhe politikanin e ndershëm dhe të pa korruptueshëm, por mbi të gjitha virtytin e rrallë – Besën e fjalës së dhënë në përmbushje të detyrimeve të tij dhe në respektimin e angazhimeve politike e emëroi Agron Dukën prefekt në Durrës.  Agron duke shërbeu si ministër i bujqësisë ne qeverinë e socialisteve të drejtuar nga Ilir Meta në  vitet 2001-2002 dhe në qeverinë Nano prej viteve 2002 deri ne 2005.

Sot, pavarësisht se Agron Duka militon në politikë në një kah tjetër, të gjithë socialistët, ish kolegë të asaj qeverie, edhe anëtarë të PS e respektojnë Gonin, sepse Goni kurrë nuk i ndërtoi marrëdhëniet shoqërorë dhe politike mbi preferenca apo interesa personale, por në funksion te misionit  të tij për të promovuar dhe mbrojtur interesat e fshatit, zhvillimit të qëndrueshëm rural, ambientit dhe sigurisë ushqimore.

Si specialist si deputet dhe si Ministër  Goni ka  ofruar mbështetje profesionale, publike dhe politike për  fermerët, blegtorët, peshkatarët, bletërritësve, agro përpunuesve dhe përfaqësuesve të agro-turizmit.

Familja Duka ka  edhe një biznes te suksesshëm ne fushën e bujqësisë. Agron Duka, është nga të vetmit biznesmenë, që nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga tenderat dhe paratë publike.

Bizneset familjare “Duka” përparuan në klimën e konkurrencës, edhe atëherë kur Agron Duka ishte përballë qeverisë, si kundërshtar politik. Dhe, ne shqiptarët e dimë shumë mirë, se çfarë do të thotë të zhvillosh biznes, kur je kundërshtar politik i qeverisë.

Agron Duka ka një garë jo të lehtë edhe familjare për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Armandi, vëllai i tij më i vogël është “disa gola” përpara në përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë ndërsa Goni është në hapat e sprintit për integrimin e PAA në strukturat e të gjelbërve europianë dhe global.

Armandi nuk është politikan, por është po kaq i suksesshëm në misionin e tij, sa Futbolli Shqiptar sot ka identifikimin e personalitetit të Presidentit të tij, Armand Duka.

Në shumë zgjedhje parlamentare, Gon Duka (siç e njohin të gjithë), ka marrë votëbesimin sepse qytetari beson tek fjala, tek veprimi, tek morali i politikanit Agron Duka.

Agron Duka kurrë nuk e ka thënë fjalën, vetëm për të përfituar votë.  Agron Duka, në jetën e tij politike është ndeshur, është përplasur, por gjithnjë ka luftuar kundër së keqes shoqërore. Kjo ka qenë motoja e ndërgjegjes shoqërore,  moralit dhe angazhimit të tij.

Janë  rrënjët familjare në mirë-edukim dhe mirë-arsimim, janë arritjet e tij të suksesshme ne sport, biznes dhe politike, është humanizmi dhe respekti i tij për njerëzit, është suksesi i tij i punës në ekip – që së bashku harmonizohen në përgjegjësinë e re të Gonit- si deputet i Qarkut të Durrësit.

Votat e kolegëve, dashamirësve dhe mbështetësve të përhershëm –  janë pro vizionit te tij euro-atlantik për Shqipërinë dhe Durrësin janë pro vizionit te tij se pa bujqësi evropiane nuk ka Shqipëri evropiane dhe se pa Shqipëri me te ardhme evropiane në standardet e saj të demokracisë dhe ekonomisë konkurruese – nuk  ndalet dot braktisja e familjeve, e fshatit dhe e Shqiptarisë –si plaga që rëndon çdo ditë dhe më rëndë në shpirtin e çdo shqiptari.

Agron Duka edhe pse është biznesmen vlerëson se  rrënjët sociale të së ardhmes së shqiptareve duhet të ushqehen nga kohezioni dhe solidariteti social – ku përgjegjësia sociale e bizneseve ndaj punonjësve, ndaj ambienti dhe ndaj ruajtjes së pasurive  dhe burimeve të trashëgueshme për gjeneratat e ardhme duhet të jete nje kulture dhe përgjegjësi e re për bizneset shqiptare.

Ndjehu krenar i dashur Goni për arritjet e familjes dhe fëmijëve tuaj. Votuesit ju votojnë sepse përherë kanë parë se ju e keni përdorur besimin, respektin dhe votën e tyre me përgjegjësi dhe  fisnikëri duke shërbyer  përherë  me  integritet, dashuri dhe humanizëm.