“Izmat” ka qenë prapashtesa e ideologjive të shumta që janë krijuar dhe zbatuar si teori dhe praktika në funksion të pushtetit në çdo vend të botës. Të shoqëruara me pozitivitet, apo negativitetet e tyre. Ideologjitë e “Izmave” kanë përcaktuar fate njerëzore për mirë ose për keq. Gjithëkush e di se marksizmi, komunizmi, fashizmi, nazizmi, apo leninizmi e stalinizmi, nacionalizmi dhë shovinizmi, bullizmi dhë psikopatizmi etj. etj. janë teori ideologjike të shpikura nga krijuesit pa bekim prej Zotit, por si fantazma që marrin formë njerëzore dhe që kanë gënjyer e mashtruar popuj, që kanë merituar diktaturën e tyre.
Për ne shqiptarët që jemi një popull i vogël në numër janë imponuar “Izma” që nga komunizmi deri tek marksizëm-leninizmi e më pas stalinizim dhe enverizmi. I ka përjetuar ky popull në kohë dhe hapsirë dhe i ka mbajtur mbi kurrizin e vet në gjysmën e dytë të shekullit XX. Por, kur mendonim që shekulli XXI do të vinte ndryshe për shqiptarët, një teori dhe praktikë e padëshiruar, por e zbatuar në Shqipëri u bë sunduese dhe, në kohën kur po e shkruaj këtë artikull, është në fuqi. Njeriu që ka pushtetin ia tha truri të impononte popullit Narko-izmin për të sunduar një vend si i yni dhe për ta dalluar Shqipërinë si i kapur nga njeriu Narko-izëm.
Kjo teori dhe praktikë ideologjie erdhi si fasadë e bukur me emrin e gjetur “rilindje” dhe u kthye në një “rilindje të zezë” që stimuloi mbjelljen dhe kultivimin, që fitoi terren përmes narkomanëvë, që solli në pushtet psikopatizmi i kryeministrit që Izmave të kaluara ua mori metodat e zbatimit dhe krijoi shtetin e Narkoizmit. Thuhet shprehja popullore “nga e thëna në të bërë, shkon në mes një lum i tërë”, këtë e dinte dhe e aplikoi me suksesin e njëriut Narkoist Edi Rama duke e bërë të njohur Shqipërinë në arënën ndërkombëtare.
Gjithkush e kujton se si në Luftën II Botërorë lideri i ideologjisë marksiste dhë leniniste Envër Hoxha, me gjithë mos njohjen e kësaj ideologjie, dëgjoi me vëmendje idëologët e titizmit serb për të thënë se populli shqiptar lufton për Shqiëprinë e lirë dhe demokratikke dhe, pas kësaj lufte që u shoqërua me largimin e pushtuesve italo-gjerman, krijoi terren për zbatimin e një Shqipërie të izoluar dhe diktatoriale. Donte apo nuk donte populli me këngë në gojë, me dajak pas shpine, me burgje e internime, me pushkatime e pranoi dhe e përqafoi ideologjinë në emër të zbatimit të socializmit.
Përpikmërisht këtë teori dhe praktikë dhe me edukatën e babait të tij që kishte ndjekur rrugën e drejtë të historisë, kryeministri i sotëm e zbaroi me narkomaninë e tij dhe me ndihmën e banditizmit shoqërues të narko-izmit dhë patronazhimin tipik spiunë të kohës. Edhe në bashkëpunim me teorinë e sorrizmit, vendi ynë u bë i dalluar në arenën ndërkombëtare, jo për të pasuruar popullin, por për të sunduar me pushtetin e vet të veshur me narkomaninë.
Duhet vetëm një ndriçim nga lart që një popull të shoh se ku po jeton dhe kush e ka mbërthyer me izolimin e një realiteti të ngarkuar me aq shumë ushqimin e një pushtti te narkoizmit tipik si në vendet e Amërikës Latine apo në ato vende ku sundimi bëhet me të gjitha mjetet. U desh ndriçimi i një Amerike ndryshe, ashtu siç dhë e kanë dëshiruar shqiptatër që mendjet e kapura nga arresti i narkoizmit të kuptonin se ne cilin moçal po jetonin. Dehja nga aroma e narkoizmit u pa qartë se çfarë pasojash ka dhënë, tamam ashtu siç ndodhi më 1991 kur doli gazeta e parë opozitare, njerëzit kuptuan se ku kishin jetuar dhe se sa jetë njerëzish ishin sakrifikuar për të mbajtur në pushtet stalinizmin e enverizmit.
Edhe pse një pushtet diktatorial, nuk mund të injorohet fakti që elemëntët e qenësishëm të jetës si shkollimi ishin në lartësinë e nevojshme për të patur një shoqëri të arsimuar. Nga ajo shkollë, që po t’i hiqje boshtin ideologjik të partisë në pushtet, ishtë arsimim i vërtetë, bëhej shkencë e mirëfilltë, shëndeti i njeriut shihej me përparësi, ushqimi, edhe pse i pakët, ishte bio dhe kontrolli ishte maksimal. Përkundër këtyre të vërtetavë, pushteti i narkoizmit të sorrizmit që përfaqëson Edi Rama, ka degjeneruar në gjithçka. Ky degjenerim i paskrupullt është shoqëruar me dëme të paimagjinuara për një popull që pothuajse ka humbur gjithçka : besimin në jetesën në vendin e tyre dhe emigrimi jashtë vendit u bë zgjidhje e domosdoshme dhe sot ata shqiptarët e ikur i quajmë padrejtësisht “diasporë” të lënë në mëshirën e vendëve ku ata kanë shkuar. Pjesa tjetër e mbetur nga pamundësia për të ikur përballet me një gamë situatash të më shumë se negative që mbartin fatalitete të parrëfyëra.
Kush mund të imagjinonte që arsimi do degjeneronte në këtë farë feje që është sot, që shëndetësia do bëhej vrastare, që papunësia do kapte majat, që braktisja e fshatrave do ishte galopante, që vjedhja do bëhet akademi grabitjeje, që oligarkizmi do bëhej sundim i pasurisë kombëtare dhe urrejtja e një kryeministri për popullin e vet do ishte si Luçiferri i Dantes sa sot dëgjojmë shumë që thonë se na vjen turp për kryeministrin që kemi dhe qeverisjen që mban peng vendin.
Ndaj dhë duhen dëgjuar njerëzit e lartësuar më mendjet e tyre që këshillojnë si Georgë Orëell që na bëjnë me dije se “Një popull që zgjedh në krye të vendit të vet njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenj e tradhëtarë …nuk është viktimë ! Është bashkëpunëtor i tyrë !!!” Por politologu anglëz Georgë Orëell nuk e kishte parashikuar që mund të ketë edhe pushtetarë, që vijnë në krye të vendit të tyre me teori dhe praktika “Narkoizmi” që është qershia mbi tortë e së keqes që emrin e mori “rilindje”, por që u bë “rilindje e të zezave” të një populli që vazhdon t’i japë vota për të zezat e jetës së tij.