Hoxha ministrit Lleshaj: OFL më duket si një film aksion

548
Sigal

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është i ftuar në Open përballë gazetarëve për të folur në lidhje me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në vend.

Anila Hoxha, gazetarja e  mirënjohur e ftuar në panel, i shtron ministrit një sërë pyetjesh.

Hoxha:  Përse u kujtuat kaq vonë kur edhe strukturat janë. Ku qëndron emergjenca, çfarë duhet të dimë? Në dokument thuhet “qëllimi i aktit ndërhyrje emergjente” dhe përse në Shijak.

Lleshi: Përse në Shijak?

Hoxha: Mua më duket se po shikoj një film aksion që ka tre dit që zgjat dhe pak nga pak po kalojmë në telenovelë.

Lleshaj: Unë nuk jam shumë i shkathët në media:

Hoxha: Do mësohesh

Lleshaj: Kudo që ta kishim nisur do ishte bërë kjo pyetje, do ishte legjitime.  Në Shijak kishim një ngjarje që kishte ndodhur ato dit që kishte kaluar ligji.

Kishim një rrëmbim. U pa që autorët kishin përdorur një super resort.

Hoxhaj: Kompleksi mbi nga shiu, brenda ditës duhet të jetë ndërtuar?!

Është një rast i proceduar i hetuar, persona të dënuar, por tani u kapën në një situatë të pakundërshtueshme të një krimi makabër.