Henze i CDU: Dështimi i ambasadorve për Venecian dhe Kushtetuesen

345
Sigal

Këshilltari gjerman i CDU, Martin Henze replikon me ambasadoren Kim

 Nuk ju dëgjuan as për Venecian, as për Kushtetuesen

Këshilltari gjerman i CDU, Martin Henze, ka replikuar me ambasadoren amerikanë në Tiranë, Yuri Kim, lidhur me deklaratën e kësaj të fundit, ku u kërkon partive politike që në zgjedhjet e 25 prillit të kandidojnë kandidatë të pastër, të painkriminuar dhe të pakorruptuar. Në komentin e tij, drejtuar ambasadores Kim, Martin Henze shkruan: Ambasadore, ju këmbëngulët që rezultatet e Komisionit të Venecias për Kodin Zgjedhor të zbatohen, po ashtu dhe për mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe… Askush nuk ju dëgjoi…  Pak ditë më parë, Henze i bëri thirrje BE-së, Shqipëria po mbushet me ambasadorë mejhanesh: Nëse doni të ndihmoni sinqerisht Shqipërinë, fillimisht tërhiqni ambasadorët klloun që keni akredituar atje. Shqipëria nuk ka më nevojë emergjente vetëm për një kthesë 360 gradë, në ndryshimin e politikave dhe narko-qeverisë ekzistuese, por edhe për një përfaqësues të ri të BE-së. Bashkimi Europian ka dështuar me përfaqësuesit e tij në Shqipëri. Përfaqësuesit e tij nuk kanë përçuar dhe mbrojtur demokracinë dhe politikat e BE-së në Shqipëri, por me heshtien, apo ”miqësitë” e tyre me qeveritaret, ata janë bërë pjesë e batërdisë dhe babëzisë qeveritare në keqmenaxhimim e shtetit, vjedhjen e votave dhe hashashizimin e Shqipërisë. Rasti i Ambasadores Vllahudin, blerja dhe keqpërdrorja e saj nga qeveria, ishte një faqe e zezë e përfaqësuesve dhe politikave të BE-së, në Shqipëri. Ambasadori tjetër i OSCE, Borchart jo vetëm nuk pati guximin të justifikonte rolin e tij si ambasador, por më në fund ju ngriti edhe gishtin e mesit shqiptarëve. Mafia e Ramës ka shumë regjistrime për këta lloj ambasadorësh, të cilët mbasi i mëkon, i regjistron restoranteve dhe moteleve me kamerat e fshehta.