Shkon në pesë numri i personave të arrestuar për drogë në Mallakastër

299
Sigal

Ka shkuar në pesë numri i personave të ndaluarve në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Rromës”.

Policia e Mallakastrës bën të ditur se janë kapur dy persona për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Konkretisht në pranga kanë rënë shtetasit M. M., 27 vjeç, dhe B. L., 26 vjeç. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 05.03.2021 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me shtetasit T. A., A. A. dhe I. M.,(të cilët janë ndaluar nga policia në datë 24.06.2020), në një zonë të pyllëzuar në fshatin Rromës, Mallakastër, kishin kultivuar fidanë narkotikë kanabis, të cilët u asgjësuan gjatë operacionit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.