Henze – Bashës: Mjaft më me lajme fake, jep dorëheqjen

206
Sigal

Eksperti gjerman Martin Henze, i ka bërë sërish thirrje kreut aktual të PD-së Lulzim Basha që të jap dorëheqjen. Në një reagim në tëitter, anëtari i CDU –së gjermane i bën apel Lulzim Bashës që të mendoj për të ardhmen e vendit, duke u larguar nga drejtimi i PD –së.

Anëtari i CDU-së gjermane Martin Henze i ka kërkuar kreut aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të jap dorëheqjen. Në një reagim në tëitter, eksperti gjerman  teksa  ka reaguar në lidhje me një deklaratë të kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila bën me dije  se për djegien e mandateve, Basha i ka thënë se ka mbështetjen e Angela Merkel, shkruan se Basha duhet të mendoj edhe për të ardhmen e vendit, duke u larguar nga drejtimi i PD –së.
Nga pikëpamja e një gjermani, dikush mund të thotë: Basha, mjaft komunikove fake neës, fillo të mendosh jo vetëm për veten tënde, por edhe për të ardhmen e Kombit Shqiptar, respekto kushtetuten, ligjet e partisë, mos përveteso fondet e partisë, behu i denjë, jep dorëheqjen menjëherë.

Ndërsa vendimin personal të Lulzim Bashës për të përjashtuar ish kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar I PD-së, anëtari i CDU-së gjermane, Martin Henze, e ka cilësuar në shkelje  të statutit.