Haxhiu: Ndërhyrja për ndalimin e shpopullimit duhet të jetë urgjente

Sekretarja për Familjen dhe Kundër Shpopullimit në Partinë e Lirisë, Brunilda Haxhiu theksoi sot se “ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe për politikën dhe shoqërinë, ndaj dhe ndërhyrja duhet të jetë urgjente”.

Në një deklaratë për median, Haxhiu tha se “mbyllja e perspektivës për të rinjtë është rrënja e shpopullimit të Shqipërisë”.

NOA

“Ndalimi i shpopullimit te Shqiperise eshte sfida me e madhe per politiken dhe shoqerine, ndaj dhe ndrehyrja duhet te jete urgjente.

Mbyllja e perspektives per te rinjte eshte rrenja e shpopullimit te Shqiperise . Te rinjte tane nuk e shohin te ardhmen ne atdheun e tyre, por gjithmone e me shume largohen. Vendi yne ka treguesit me te larte te mosarsimimit dhe mospunesimit te rinise ne Europe dhe Rajon. Shkalla e papunesise per te rinjte eshte 27.1 %

(grupmosha 15- 24 vjec) pra dyfish me e larte sesa shkalla e papunesise per te gjithe popullsine . Sipas INSTAT me shume se 1 ne 4 te rinj nuk jane as ne shkolle e as ne pune. Nderkohe qe ne Europe ne kete kategori hyjne 1 ne 10 te rinj.

Ka nje projekt per shpopullimin e Shqiperise. Ikin 12 persona per cdo 1000 banore. Nje vend pa rini si nje shtepi pa femije. OKB ka parashikuar se pas 80 vitesh popullsia e Shqiperise rrezikon te bjere ne rreth 512 mije banore. Prandaj frenimi i zbrazjes se Shqiperise duhet te behet shqetesimi kryesor i cdo shqiptari. Shteti shqiptar, kombi shqiptar nuk mund te zhduket.

Ne Shqiperi po ngelet vetem administrata me familjaret e tyre. Vetem oligarket dhe bizneset e tyre qe pastrojne para. Shtresa e mesme e popullsise eshte zhdukur. Ose kane ikur ose jane bere te varfer. Hendeku midis te pasurve dhe te varferve eshte bere humnere.

Ekzistenca e nje shteti varet nga 2 elemente kryesore: Populli dhe territori.

Kjo qeveri popullin si force punetore e neperkemb, e trajton pa dinjitet. Ne Shqiperi nuk vleresohet as intelektuali dhe as punetori, por vetem militantet politik.

E ardhmja e femijeve tane nuk mund te jete servilizmi. Ata duan nje perspektive te qarte arsimimi dhe punesimi. Ndryshimi i mentalitetit dhe praktikes se drejtuesve ne administrate duhet te ndryshoje pergjithmone.

Partia e Lirise ka vendosur ne themel te saj Meritokracine dhe eshte e vendosur te luftoje nepotizmin. Nuk do te kete me kushurinj te punesuar ne administrate, dhe as militante politike. Por ashtu sic ndodh ne cdo vend te Europes, rruget dot te jene te hapura per njerezit e kualifikuar, korrekt dhe inteligjent.

Ne i shikojme burimet njerezore si kapitalin thelbesor te nje kombi. Prandaj prioriteti yne do te jete promovimi i industrise, bujqesise dhe permiresimi i jeteses se qytetareve.

Nje shtet nuk zhvillohet permes fasades se lyer bukur, por nga njerezit qe jetojne me mire duke rritur punen e tyre prodhuese dhe intelektuale.

Nje qeveri qe nuk projekton si do te vjedhe zgjedhjet e ardhshme,por qeveris mire per 4 vitet qe eshte mandatuar.

Futeni doren ne xhepin tuaj! Sa para keni?

A jetoni me mire sot se sa dje? A keni menduar te largoheni? Ikja e shqiptareve nuk eshte zgjidhja

Territori shqiptar po kembehet me mbeshtetje politike ne arenen nderkombetare. Te huajt dhe oligarket po marrin falas token shqiptare. Emigrantet e paligjshem qe refuzon Italia do te vendosen ne Gjader te Lezhes. Mbetje toksike qe vijne me konteniere, ushqime jashte standarteve, ilace te skaduara, ajri me i ndotur ne Europe, katrahure urbane me ndertime pafund.

Stop!!! Kjo nuk eshte Shqiperia qe duam. Kjo nuk eshte te ecesh perpara. Shqiperia eshte bere e pajetueshme, prandaj edhe njerezit po ikin vrullshem. Te gjithe bashke duhet te ndalojme kete makineri vrastare te kombit shqiptar.

Partia e Lirise eshte e vendosur ne misionin e saj. Dera jone eshte e hapur per cdo patriot qe do tu ktheje shpresen shqiptareve te Atdheu i vet.

Secili nga ne t’i beje nje pyetje vetes; Pse ikin shqiptaret?

Faktor kryesor eshte mungesa e punes dhe e perspektives. Mungesa e shfrytezimit te pasurive te vendit, monopolizimi i ekonomise, koncesionet dhe ppp, turizmi si propagande dhe korrupsioni jane faktoret qe duhet te luftojme se bashku.

Per t’ia dale mbane duhet te tregohemi te vertete, konkrete dhe te vendosur.

Partia e Lirise eshte gati.

Eja edhe ti!”