Halimi:Të largohen deputetët që përfituan fonde publike

436
Seanca parlamentare ka nisur me një minutë heshtje në nderim të viktimave të sulmeve terroriste në Bruksel. Më pas, deputeti demokrat Eduard Halimi ka mbajtur dhe qëndrimin e opozitës në Parlament, ku akuzoi se kryeministri ka bërë një grusht kushtetues. Ai tha se në Parlament ka persona të inkriminuar të cilët mbrohen nga kryeministri, ndërsa shprehu vendosmërinë e opozitës për të larguar deputetët që dyshohet se kanë përfituar fonde publike.
“Në këto kushte opozita dhe gjithë qytetarët janë të vendosur se ky Parlament nuk mund të vazhdojë funksionin e vet pa larguar dhe pa iu dorëzuar drejtësisë deputetët që dyshohen se kanë përfituar fonde publike dhe pa zbatuar gërmë më gërmë ccdo vendim i Gjykatës Kushtetuese”, tha deputeti Halimi. Për shkak të tensionit në sallë mes deputetëve të opozitës dhe deputetit Rakip Suli, kreu i Kuvendit, Ilir Meta kërkoi 5 minuta pushim.
Sigal