“Hakmarrje primitive” Arben Malaj nxjerr prapaskenat e vizitës së Ramës në Vlorë, tregon kush po e nxit sherrin me Dritan Lelin

191
Sigal

Pas vizitës që kryeministri Edi Rama bëri dje në Vlorë, ish-ministri i Financave Arben Malaj ka dalë me një reagim të fortë.

Sipas tij, kjo vizitë e Ramës kishte të bënte me sherrin që nisi mes socialistëve të qytetit bregdetar dhe kryetarit të Bashkisë Dritan Leli.

Ish-ministri shkruan se nxitës i këtij sherri është vet kryeministri Rama.

REAGIMI I PLOTE:

Miremengjesi,  hakmarrja primitive ndaj Lelit tani eshte nje debat publik kombetare.Analiste me influence publike i kerkojne Rames ta ndal kete lufte per pushtet absolut ndaj kujdo qe nuk I sherben si manikine.

E kam te veshtire tju kthej pergjigje dashamiresve te Vlores se ku eshte patriotizmi dhe  krenaria e vlonjateve ne kete lufte te pa principte qe po i behet kryetarit te bashkise.

E trishtueshme sjellja e ish deputetit te Vlores dhe kryetarit te Rilindjes ne nxitjen e sherreve, grupazheve dhe prapaskena ndaj kryetarit te bashkise se Vlores.

Kjo vizite nuk eshte per punimet e rrugeve, kjo eshte vizite per “punimet e gjyqit politik” te Lelit ne ditet e ardhshme.

Edhe fotoja me Afrimin ne krah eshte mesazh percares, sherre nxites dhe  pagjumesie per ta “vrare sa me pare “armikun e partise”.

E trishtueshme eshte “vrasja” me dashje e krenarise se vlonjateve, duke nenshtruar 95% te keshillit bashkiak te votojne pa vetedije juridike e patriotike por thjeshte sic do Naltmadhenia e tij.

Percmuese edhe nga pikepamja morale dhe ligjore eshte kapardisja mediatike “me kohe te gjate”  e nje deputeti  te sapo zgjedhur qe sic thone 95 % e vlonjateve e “ndriti” kur ishte pergjegjes per turizmin ne Vlore.

Kercenimi se do te kerkoj auditim te jashtem eshte  vet keq-perdorim si pushkataret  e skuadrave te pushkatimit qe perzgjidhte partia per te ekzekutuar te denuarit e saj politike.

Sipas kercenimit te ketij deputeti do te thote qe  : “Kur partia ju do  – vidhni percmoni, abuzoni dhe nuk ju gjen gje”.

Por sapo ti dilni kunder partise – gjyqi politik dhe penal ju pret.

Qenka e thene qe edhe ne kohen e Rilindjes si ne kohen e PPSH,  kryetaret kuciote te perballen me hakmarrjet politike.

Kjo ne kujton historine e  nje burri patriot, i palodhur, I sukseshem   trim dhe krenar, Mehmet Sules, kryetar i Kooperatives Bujqesore te Kucit- ish Hero I Punes, qe  ne kongresin e PPSH ne prani te Enver Hoxhes I doli  kunder Jorgjie Pecinit,   duke  kerkuar qe ajo te hiqej nga lista per forumet e larte te PPSH sepse ishte  arrogante.

Nuk e “vrane” por   transferuan nga kryetar kooperative ne pergjegjes sektori ne  ndermarrjen Bujqesore ” Lufta e Vlores” nr Llakatund.

Guximi i tij edhe sot vlen si model perballe  te vet-nenshtruar ndaj Naltmadhenise se tij!

Krenaria historike e Vlores kurre nuk kane qene  kurre rruget por  patriotizmi dhe trimeria  perballe cdo “zaptuesi”.

Perballja e Lelit  nuk eshte vetem e Lelit por edhe e kujdo qe ndjen pergjegjesi edhe ndaj ndaj brezave te ardhshem,  per ta ruajtur  pasurine me te madhe te Laberise –  patriotizmin dhe perballjen krenare kunder cdo “zaptuesi” te lirise.

Dite te mbare!!

Arbeni