Guvernatori i ri, Nishani ‘sfidon’ Ramën: Jo i huaj, e dua shqiptar

497
Sigal

TIRANE – Presidenti i Republikës Bujar Nishanit njoftoi fillimin e procedures per emerimin eGuvernatorit të Bankës së Shqipërisë, një ditë pas shkarkimit nga Kuvendit të Ardian Fullanit. Por ndryshe nga sa ka deklaruar kryeministri Rama se kreu i Bankës qendrore duhet të jetë një personalitet i huaj, Nishani i ka bërë ftesë për këtë post, të gjithë shqitparëve dhe shqiptareve. 

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Institucioni i Presidentit të Republikës, pas vendimit të djeshëm të shkarkimit të Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë nga ana e Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 161, pika 2 të Kushtetutës, njofton fillimin e procedurës së emërimit të Guvernatorit të ri.

Për këtë qëllim, Presidenti i Republikës fton të gjithë shtetasit shqiptarë dhe shqiptare si dhe ata nga diaspora të shprehin interesin e tyre pranë Institucionit të Presidentit të Republikës. Kandidaturat duhet të plotësojnë kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Me këtë rast, Institucioni i Presidentit të Republikës garanton çdo të interesuar se aplikimi i tij ose i saj do të mbetet konfidencial.

Çdo i interesuar mund të aplikojë dhe kontaktojë në adresën [email protected]. Shprehja e interesit nga çdo i interesuar duhet të shoqërohet me dokumentacion të skanuar në përputhje me Ligjin Nr. 8269, dt. 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Aplikimet për shprehjen e interesit për detyrën e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, në adresën e-mail të sipërpërmendur, do të vijojnë deri më datë 5 tetor 2014.