INUK nis aksionin në Lin-Pogradec Bici: S’do të ketë asnjë lloj tolerimi

564
Sigal

POGRADEC– INUK, me anë të një deklarate për shtyp të Drejtoreshës Dallëndyshe Bici, bën me dije se ka filluar mëngjesin e sotëm aksionin në liqenin e Ohrit, në aksin rrugor Lin- Pogradec. Pas konstatimeve të bëra nga ky Inspektoriat, sot ka filluar prishja e ndërtimeve pa leje dhe atyre me leje, por në kundërshtim me të gjitha kushtet urbanistike. “Sepse ndodhemi përpara faktit, që kemi objekte të cilat kanë marrë leje pranë organeve vendore të planifikimit për një kat dhe kanë shkuar deri në tre kate, shkelje të distancave me bregun e liqenit. Ky aksion që ka filluar sot do të vazhdoj në të gjitha ditët në vijim deri në lirimin e këtij aksi. Nuk ka asnjë lloj selektimi, për këtë garantojmë qytetarët, nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi për ndërtimet pa leje. Jo vetëm për këtë aks por në të gjithë republikën e Shqipërisë.”- shkruhet në deklaratën e sotme të Drejtoreshës së INUK, Bici. Gjithashtu Inspektoriati njofton se e gjithë administrata e INUK është e angazhuar dhe se sot vazhdon azhornimi në qytetin e Tiranës dhe në qytetet e tjera. Nga ky institucion, po ditën e sotme, vazhdon dhe lirimi i akseve në Lushnje-Berat. Në fund të deklaratës për shtyp, Bici, garanton qytetarët se nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi dhe u kërkon këtyre të fundit mirëkuptim dhe mbështetje “për të vijuar këtë aksion dhe për t’i kthyer Pogradecit dhe gjithë Shqipërisë hapësirat që meriton”.