Grenell akuza komisionerëve: Ndaluan numërimin e votave me qëllim, rrini zgjuar

275
Sigal

I dërguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka qenë shumë aktiv në debatin e shpërthyer pas mbylljes së kutive të votimit.

“Ndalimi i numërimit të votave është i dyshimtë. Shumë e dyshimtë. Qëndro zgjuar gjithë natën. “Ejani në vete”, tha Grenell në Twitter, i cili akuzon autoritetet demokrate të shteteve kyçe..

Katër shtete – Pensilvania, Wisconsin, Michigan dhe Georgia – lanë dhjetëra mijëra vota mënjanë, duke ngadalësuar garën për Shtëpinë e Bardhë.

Komisioni zgjedhor në disa vende ka vendosur të ndalojë numërimin dhe të vazhdojë punën të Mërkurën, domethënë nga ora 16:00 me orën lokale, ora 22:00 me orën tonë.