Kakavijë/ Shqiptari kapet me pistoletë në doganë, ja ku e kishte fshehur armën

513
Sigal

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi gjatë kontrollit në makinë iu gjet një armë zjarr tip pistoletë.

Media greke nuk jep detaje mbi identitetin dhe moshën e shqiptarit.

Shqiptari u ndalua ndërsa kishte kaluar doganën e Kakavijës dhe po tentonte në atë greke, kur u zbulua.

Pistoleta u zbulua e fshehur poshtë sedijes së shoferit.

Ndërkohë që pas ndalimit i është dorëzuar autoriteteve të Janinës.