Basha: Me ndihmën e ndërkombëtarëve do i japim fund PPP-ve, plani ynë jo më banda që zhvatin biznesin

466
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar të frytshëm takimin me përfaqësuesit e FMN-së në selinë e PD-së, u ndal edhe te plani ekonomik që opozita ka për të nxjerrë vendin nga kriza ku e ka futur keqqeverisja e Ramës.

‘Në planin tonë dhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë ne do i japim fund kësaj situate.

Rritje e pensioneve vit për vit, mbështetje të politikave sociale, të politikave për arsimin e lartë

Dhe Blloku i dytë investimet që do të ndihmojnë ekonominë.

Mund të them se bashkëbisedimin me FMN në përgjithësi e quaj të frytshëm.

Brenda mandatit të tyre këmbanat kanë rënë.

Tani ka ardhur koha për reagim popullor për ta ndaluar këtë zhvatje.

Për të hapur vende punë, duhet ta nxjerrim pa punë kreun e qeverisë dhe ministrat e tij të korruptuar.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e kryeministrit, i cili e pranoi se ky vit nuk ka qenë ndër më të mirët për ekonominë shqiptare, dhe nuk nguroi të fajësoj edhe opozitën, kreu demokrat tha:

“Kam vetëm një përgjigje për Edi Ramën, duke qenë se për atë të gjithë kanë faj, vetëm ai nuk ka. I them të hapë veshët dhe të dëgjojë mirë, se nga Shkodra gjer në Vlorë, mesazhi është i qartë nga qytetarët, t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme”.