Grekët, miliona mediave për të përhapur helm tek shqiptarët

765
Sigal

Të hetohen cilat media dhe portale kanë përfituar milionat e Greqisë për të propaganduar marrëveshjen

Paratë e financimeve greke  janë si të arçarit, që përhapin vetëm helm për të vrarë ndërgjegjen kombëtare të shqiptarëve

Mediat greke kanë raportuar ditët e fundit se Ministria e Jashtme Greke ka financuar media, portale dhe gazetarë në Shqipëri, në mënyrë sekrete, madje hedh akuza se janë financuar nga këto fonde sekrete dhe negociatorë shqiptarë në Marrëveshjen për Detin, duke pohuar se kanë kode sekrete financimi. Bile media greke ka botuar një listë me kode dhe shifra, të cilat duhet të zbardhen nga prokuroria shqiptare se cilat portale dhe emra nga Shqipëria kanë përfituar këtë shumë prej 1 milion euro vetëm në muajin tetor 2018 media, portale, gazetarë, për të propaganduar interesat politike të diplomacisë greke, sikurse është marrëveshja e Greqisë me Shqipërinë për përcaktimin e kufijve detarë. Diplomacia greke, nëpërmjet financimeve, kërkonte nga mediat shqiptare që të pasqyronin si pozitive marrëveshjen greke për përcaktimin e kufijve detarë në 12 milje, të kritikonin Presidentin e Shqipërisë që bllokonte marrëveshjen në sirtarë.

 

Mbi 1 milionë euro financime nga fondi sekret grek vetëm për Tetorin

Nga fondet sekrete të Ministrisë së Jashtme të Greqisë janë dhënë një shumë prej 1 milion euro në muajin tetor për disa portale edhe në Shqipëri, Burime pranë ministrisë së Jashtme në Athinë bëjnë me dije se një pjese e madhe e buxhetit sekret të kësaj ministrie jepet në formë grantesh dhe ndihmash në media dhe organizata të ndryshme në rajon, për të paguar gazetarë, portale, por edhe media të caktuara në Shqipëri dhe Maqedoni. Dyshohet se mediat dhe gazetarët shqiptarë kanë përfituar ndër vite miliona euro nga shteti fqinj, por së fundmi vëmendja e shtetit fqinj ishte përqendruar tek marrëveshja për delimitimin detar mes 2 vendeve. Dyshohet se financimi është bërë për mos trajtimin, apo lënie në heshtje të Çështjes Çame dhe ndarjes së kufijve ujorë. Janë qindra mijëra euro që jepen në aktivitete në Shqipëri, ndërsa ajo çka thuhet jo zyrtarisht nëpër korridoret e ministrisë së Jashtme greke, është fakti që për të bërë marrëveshjen e detit mes dy vendeve, duhet të paguash mirë portalet shqiptare. Synimi grek: Të propagandonin Marrëveshjen si të favorshme për shqiptarët dhe të sulmonin kush ishte kundër kësaj Marrëveshje diskriminuese për Shqipërinë. Jo më kot mediat shqiptare publikonin si suksese të bisedimeve të marrëveshjes Shqipëri – Greqi vallen “Zerbetiko” kërcyer nga ministrat Bushai –Kotcias, por nuk “gërmuan” në detajet, në hollësitë e marrëveshjes, madje, nuk reagonin as kur mediat greke zbardhnin pikat e marrëveshjes detare, duke thënë se Greqia zgjeron kufijtë e saj detarë deri në 12 milje.

48 milionë euro të tjera financimet e ministrisë së Jashtme greke

Gjithashtu mësohet se miliona euro janë dhënë për biznese në Shqipëri, kryesisht ndërtimin e hoteleve në jug të vendit, apo për financimin e ndërmarrjeve, pronë e të afërmve të politikanëve të ndryshëm të minoritetit grek që jeton në Shqipëri, edhe këto më shumë në forma grandesh. Burime të sigurta thonë se janë financuar edhe programe të ndryshme për studime Master të zyrtarëve shqiptarë në Greqi, por edhe për pritje, përcjellje dhe udhëtime turistike të disa prej gazetarëve shqiptarë. Në listë nuk mungojnë as fondacione mediatike dhe kulturore në Tiranë dhe Gjirokastër.

Milionat greke për të njollosur Presidentin e Shqipërisë, mungesën e Gjykatës Kushtetuese dhe ndjenjën kombëtare

Prokuroria e Athinës ka filluar menjëherë hetimet, për dokumentet që janë publikuar në mediat greke për financimet e ministrisë së Jashtme të Greqisë për mediat shqiptare dhe maqedonase. Ky është një skandal kombëtar e ku prokuroria duhet të fillojë hetimet urgjente për shitje të interesave kombëtare. Cilat media, televizione, gazeta, portale dhe gazetarë i kanë marrë këto fonde greke? Si i kanë marrë? Me cash, apo me llogari bankare? Milionat e Greqisë u përdorën për të njollosur Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, dhe ndjenjën kombëtare të shqiptarëve, sepse Presidenti Meta nuk e firmoste marrëveshjen Shqipëri – Greqi pa funksionuar Gjykata Kushtetuese. E kanë të thjeshtë hetimin, nëse lexojnë e shikojnë se cilat media e kanë pasqyruar marrëveshjen detare, si një arritje, si një kompromis që është në interes kombëtar, cilët kanë sulmuar Presidentin e Shqipërisë pse bllokon negociatat? A janë cenuar interesat tona kombëtare nga propaganda e paguar greke në mediat tona?

Po financimet nga shtetet e tjera, a do të hetohen?

“Kutia e Pandorës” për financimin e mediave tona nga diplomacitë e huaja u hap në Athinë, por duhet parë se cilat shtete të tjera, sikurse Turqia, Italia, etj, a kanë financuar mediat në Shqipëri, për interesat e tyre? A ka dhënë qeveria jonë koncesione të pasurive kombëtare pronarëve të medias, në shkëmbim të propagandës në favor të qeverisë? A ka kontrata qiraje institucionet shtetërore me pronarë mediash, ku u janë dhënë institucioneve shtetërore godina të pronësisë së pronarëve mediatikë? A u ka dhënë me qira qeveria jonë ndërtesa publike bizneseve të pronarëve mediatikë? Cilat media, kanë përfituar reklamat shtetërore, sa janë shumat, cilat kanë qënë kriteret e dhënieve të reklamave shtetërore? Përse nuk publikohen dhe të bëhen transparente cilat media përfitojnë reklama shtetërore? A ka financuar qeveria jonë media të huaja, institucione ndërkombëtare, gazetarë dhe personalitete të tjera, që të propagandojnë politikat e qeverisë si sukses? A janë përfshirë në skandalet e financimeve të mediave edhe shërbimet sekrete të shtetit tonë? A dinë gjë, dhe heshtin, ndoshta sepse nuk duan të përplasen me interesat e qeverisë? Apo, janë kaq të paafta, sa nuk kanë marrë haber se ëfarë po ndodh nën hundën e tyre?

Mesila Doda: Shteti grek ka futur duart brenda institucioneve tona, brenda shoqërisë civile

Mesila Doda: Shteti grek ka futur duart brenda institucioneve tona, brenda shoqërisë civile me qëllim kanalizimin e qëllimit të tyre. Është një moment që nuk duhet kaluar i heshtur. Nuk është vetëm marrëveshja e ujërave ëshrtë një qëndrim i shtrirë në shumë kohë për shtrirjen e Çamërisë. Sot kuptojmë që është një lloj formati dhe politike që përsëritet i vetëpaguar nga shteti grek.

Prokuroria jonë duhet të fillojë hetimet urgjente: Cilat media, televizione, gazeta, portale dhe gazetarë i kanë marrë këto fonde greke? Si i kanë marrë? Me cash, apo me llogari bankare? Cilat media kanë sulmuar Presidentin e Shqipërisë pse bllokon negociatat me Greqinë? A janë cenuar interesat tona kombëtare nga propaganda e paguar greke në mediat tona?

Fan S. Noli: Rrënjët e kishës greke janë si të arçarit, që përhapin vetëm helm

Hapni sytë, kur bisedoni, apo lidheni me grekët, se ata janë pasardhësit e Odiseut dhe ruani me heroizëm Kishën tuaj, se një ditë, papritur e pa kujtuar, do t’u shkas nga dora dhe s’keni për ta marrë kurrë. Rrënjët e kishës greke janë si të arçarit, që përhapin vetëm helm

Sami Frashëri: Kur të bëhen gjithë shqiptarët, Shqipëria atëhere është shpëtuar nga çdo rrezik

Shqiptar i vërtetë është ai, që ka mendjen dhe zemrën shqiptare, që përpiqet për të mbrojtur gjuhën dhe atdheun e vet. Kur të bëhen gjithë shqiptarët, apo më të shumtin e tyre shqiptarë të vërtetë, Shqipëria atëhere është bërë dhe shpëtuar nga çdo rrezik