Kryeministri holandez Mark Rutte/ Shqipëria nuk është gati të nisë negociatat. Maqedonia e Veriut është më afër këtij qëllimi

472
Sigal

Kryeministri i Holandës: Shqipëria nuk është gati të nis negociatat, Maqedonia më afër këtij qëllimi

Holanda nuk është kundër zgjerimit të BE-së, por është skeptike për mënyrën e fillimit të negociatave. Në një reagim për mediat e Malit të Zi, Kryeministri i Holandës, Mark Rute,  nga Samiti i NATO-s tha se Shqipëria aktualisht nuk është e gatshme të hap negociatat me Brukselin, ndërsa Maqedonia veriore është afër këtij qëllimi. “Hollanda nuk është kundër zgjerimit të BE, por vendet duhet të jenë të gatshme si Mali i Zi kur filloi negociatat. Ne nuk besojmë se Shqipëria është e gatshme të fillojë bisedimet me BE në këtë pikë, dhe për sa i përket Maqedonisë Veriore, ajo është më afër këtij qëllimi”, tha Rute në Londër. Ai shtoi se disa nuk e dëshirojnë procesin e negociatave të Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë me Brukselin të ndara. “Disa të tjerë nuk e dëshirojnë atë, kjo është arsyeja pse në Këshillin e fundit Evropian kemi vendosur të mos bëjmë përparime në hapjen e negociatave me këto vende”, shtoi Rute. Këshilli i BE-së nuk vendosi në tetor të hap bisedimet e anëtarësimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë, për herë të tretë në 16 muaj që vendimi të vonohet, megjithëse Komisioni Evropian konsideron se të dy vendet kanë përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme. Shumica e Shteteve Anëtare të BE ishin në favor të hapjes së negociatave të pranimit, por Franca bllokoi një vendim që duhej të miratohej unanimisht. I pyetur nëse viti 2025 ishte një afat realisht real për pranimin e një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Rute u përgjigj se pranimi në BE deri në një datë të caktuar nuk ishte qëllim në vetvete. Deri kohët e fundit, Hollanda ishte në një grup me Francën dhe nuk lejonte hapjen e negociatave as me Maqedoninë Veriore, as me Shqipërinë, por një qëndrim pak më ndryshe u njoftua në seancën e fundit të Këshillit të BE-së. Sa i përket Francës, ajo kërkon hapjen e negociatave midis BE-së dhe Maqedonisë Veriore duke miratuar një metodologji të re në procesin e negociatave.