Kryebashkiaku Erion Veliaj: Tirana jonë u hap dhe është edhe më e gjallë se kurrë. Më 2022 do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”

228
Sigal

Me një video shumë entuziaste, kryebashkiaku Veliaj tregon se si e priti Tirana hapjen pas kufizimit prej masave të ndërmarra në kuadër të pandemisë së Covid 19. “Jemi gati. Tirana u hap dhe është më e gjallë se kurrë. “Tirana is open European Youth Capital 2022”, shkruan Kryebashkiaku Veliaj në rrjetet sociale, ku ka postuar një video me gjithë aktivitetet që do rihapen në kryeqytet. Kryebashkiaku Veliaj rikujton se në 2022, Tirana do jetë “Kryeqyteti Evropian i Rinisë”, ku do të mirëpresë të rinj nga e gjithë bota dhe do ketë një program ambicioz me shumë aktivitete e do të përpiqet të lidhë qytetin dhe rininë e tij me vlerat evropiane. Komiteti Teknik i Ekspertëve dha dje lajmin e mirë për lehtësimin e masave pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.