Italia përfshihet nga moti i keq, përmbytje në Romë dhe stuhi në Milano

544
Sigal

Italia përfshihet nga moti i keq. Shira të fortë ranë pasditen e së dielës në Catanese, duke shndërruar rrugët në lumenj, shkruan tgcom.it

I njëjti fat ishte edhe për kryeqytetin Romën, ku ra edhe një stuhi i fortë breshëri.

Pati ndërhyrje të policisë vendase për t’u ardhur në ndihmë shoferëve të bllokuar në mjetet e tyre për shkak të rrugëve të përmbytura.

Në Milano dhe Riminese pati stuhi.

Zjarrfikësit kanë marrë telefonata të ndryshme për pemë që rrëzoheshin në tokë në jug të qytetit. Më pas, vorbulla u spostua në qendër të të tij.

Në Romë rrugët u kthyen në lumenj, e përmbytur edhe bazilika San Sebastiano.

Në disa raste, niveli i ujit në rrugë arriti edhe gjysëm metri.

Disa stacione metrosh janë mbyllur në Romë, ndërkohë që drejtuesit e makinave ishin ngjitur mbi çatitë e mjeteve të tyre për të shpëtuar.

Në rrugën “Palmiro Togliatti”, në lindje të kryeqytetit niveli i ujit arriti thuasjse një metër.