Gjobë tre mijë lekë për mos mbajtjen e maskës, reagon Monika Kryemadhi

277
Sigal

Ditën e sotme u raportua në disa media, se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është gjobitur nga policia për shkak të mos vendosjes së maskës në rrugë.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar Kryemadhi, e cila shprehet se nuk ka asnjë dijeni për këtë gjobë dhe se në vendin ku ajo ka qenë paraditen e sotme, nuk ka parë asnjë polic dhe nuk i është komunikuar ndonjë gjobë.

Ajo shtoi se synimi i qverisë, është “spostimi i vëmendjes nga ajo që po ndodh në Kombinat”.