Pojana nga Kombinati: Banesat dhe dyqanet e çdo qytetari duhet të rindërtohen po në të njëjtin vend dhe sa më parë

251
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Tiranë Klevi Pojana ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas takimit të zhvilluar ditën e sotme me banorët e prekur nga tërmeti në Kombinat ku e pranishme për të bashkëbiseduar me qytetarët ishte Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Pojana shkruan se i duhet dhënë fund retorikës politike dhe  projekteve 3D me hallet e qytetarëve.

Postimi i plotë i Pojanës:

Në Kombinat me banorët e prekur nga tërmeti.

Mjaft më me retorikë politike e projekte 3D me hallet e qytetarëve.
Banesat dhe dyqanet e çdo qytetari duhet të rindërtohen po në të njëjtin vend dhe sa më parë.
Koha nuk pret.