Presidenti Meta ka një apel: Fund plagës së skllavërisë moderne

549
Sigal

Presidenti Ilir Meta vjen në këtë diel me një apel, në kuadër të Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Meta ka bërë thirrje që t’i jepet fund plagës së skllavërisë.

“Në Ditën Botërore për Zhdukjen e Skllavërisë apeloj fort për të menduar për mbështetjen dhe rehabilitimin e viktimave të skllavërisë moderne, të cilët janë njerëz dhe nuk meritojnë të trajtohen si shifra nëpër raporte. Fund plagës së skllavërisë moderne që shkatërron jetë, familje e shoqërinë dhe ushqen krimin e organizuar në kurriz të stabilitetit, sigurisë e sundimit të ligjit”, shkruan Meta.