Gjoba ndaj Endrit Braimllarit, Kryemadhi: Absurde, guxim i madh i drejtorit të policisë Ferdinand Mara, Endriti nuk do t’i ndalë takimet

221
Sigal

Ditën e sotme, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim në qytetin e Kavajës, së bashku me Nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasilin do të jetë dhe përfaqësuesi i LSI për këtë bashki.

Nga Kavaja ajo tha se gjoba ndaj Endrit Braimllarit është absurde dhe se Endriti nuk do t’i ndalë takimet.

 

Pjesë nga takimi:

Duke qenë që z.Vasili do të jetë dhe përfaqësues i LSI në Bashkinë e Kavajës është një shans dhe një mundësi e madhe faktikisht për të gjithë ne për të krijuar një hapësirë komplet të re edhe të funksionimit jo vetëm politik por dhe institucional. Në fakt ne vijmë disa takime më banorët në komuna të Kavajës dhe të Rrogozhinës, në shtëpitë e tyre se meqenëse kanë nxjerrë këtë vendin  e qeverisë që duhen 9 veta e gjysmë as 9 as 10, është një nga mënyrat më të mira për të hyrë shtëpi më shtëpi.

Dhe vetëm sot. Vetëm unë pa z.Vasili kemi takuar më shumë njerëz se çdo takonim në çdo miting të madh.  Ajo që dua të theksoj nga qyteti i lirisë dhe demokracisë se kështu thuhet për qytetin e Kavajës aty ku njerëzit kanë qenë gjithmonë të parët që kanë reaguar ndaj çdo padrejtësie, kanë qnë gjithmonë të parët që kanë reaguar ndaj çdo mungese demokracie dhe ndershmërie ndaj qytetarëve. Ne sot jemi këtu për të treguar dhe vazhduar të gjithë betejën tonë. Sigurisht që flasim për programin e LSI, jo me anëtarët e LSI sepse anëtarët e LSI janë ata të cilët kanë qenë rekomanduesit e propozimeve tona, flasim në mënyrë që programi i LSI të hyjë shtëpi më shtëpi dhe derë më derë të çdo qytetari në Kavajë, komunat e Kavajës, Gosë, Golem, Helmës ashtu sikurse në Rrogozhinë dhe në gjithë Shqipërinë. Për ne janë shumë të rëndësishme premtimet. Ne i qëndrojmë fjalëve tona dhe i qëndrojmë deri në fund. Për ne është shumë e rëndësishme ndershmëria e komunikimit midis njëri tjetrit. Për ne është shumë e rëndësishme që pesë prioritetet tona që janë shumë të drejtpërdrejta, të thjeshta dhe prekshme, kanë një impakt të menjëhershëm në xhepin e shqiptarëve, në ekonominë e familjeve shqiptare, ashtu sikurse bëhet një plan pune jo vetëm për rritjen e cilësisë të nxënëse dhe studentëve tanë por nga ana tjetër është dhe një vizion për të ardhmen sepse për herë të parë në Shqipëri ne kemi vdekshmërinë më të lartë sesa lindshmërinë gjë që nuk ka ndodhur për  dekada të tëra dhe ka ardhur si rezultat i politikave shpopulluese të rilindjes së Edi Ramës grupit dhe sektit të tij.

Sot u njohëm dhe më një vendim të një drejtori policie Fred Mara që i duket vetja se është politikan i madh se mund ta mbajë njëherë me PS e njëherë me PD mirë në Korçë. Më duket j vetëm absurde por dhe guxim i madh. Shumë mirë që ia ka vendos gjobën Endrit Braimllarit se nëse bënte 500 takime në ditë tani do bëjë 1500 takime në ditë, nuk do kthehet që ta shikojë më vajzën e vetë në Tiranë që e ka 1 vjeçe, por përkundrazi do rrijë atje mëngjes, drekë, darkë dhe nuk ka për të pushuar asnjë sekondë, jo vetëm Endriti por të gjithë të rinjtë dhe të rejat që janë jo vetëm në Korçë por në të gjithë Shqipërinë.