“Gjithçka në këtë vend është e errët”, Kryemadhi në Vlorë: LSI është parti që di t’i mbajë premtimet!

204
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e sotëm me një takim në Vorë, ku ka dëgjuar shqetësimet e disa banorëve të kësaj bashkie.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi tha se gjithçka është e errët dhe se duhet program. Sipas saj, LSI është partia që di t’i mbajë premtimet, ndërsa shtoi se ndryshimi vjen nga të rinjtë.

“Gjithçka në këtë vend është e errët, ndaj duhet program. LSI është parti që di t’i mbajë premtimet.

Ndaj ndryshimi vjen nga të rinjtë. Ulja e taksave është e domosdoshme, ndaj ne duhet të ndihmojmë qytetarët me vepra. Kryeministri Rama vijon mashtrimet prej 8 vitesh dhe nuk di që të mbajë premtimet. Sondazhi më i mirë është takimi me qytetarët. Ky realitet duhet të ndryshojë.”, tha Kryemadhi.