Vidhet gjatë natës një dyqan në Pogradec

244
Sigal

Vidhet gjatë natës një dyqan në lagjen numër 2 të qytetit të Pogradecit pranë rrugës “Rinia”.

Vetëm mëngjesin e sotëm pronarët e dyqanit kanë pikasur vjedhjen dhe menjëherë kanë lajmëruar policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet duke mbledhur provat.

Ende nuk dihet se çfarë kanë arritur të marrin autorët ndërsa policia po punon për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje ndërsa mësohet se janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë për të përshpejtuar veprimet.