Fier/ Farmacisti me Covid infekton gruan, i merret tamponi dhe kolegut të tij

356
Sigal

Një rast i ri është konfirmuar këtë të dielë në Fier duke e çuar në 5 numrin e personave të prekur me koronavirus.

Bëhet me dije se rasti i ri është gruaja e farmacistit, i cili u konfimuar dy ditë më parë. Ndër të tjera mësohet se çifti i bashkëshortëve janë dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv ku po marrin shërbim më të specializuar.

Ndër të tjera bën me dije se dyshohet se dhe një koleg i farmacistit të jetë i infektuar por tashmë pritet përgjigja e tamponit.

Kjo është një vatër e re, ku infektimi është marrë nga një grua shtatzane e cila kishte ardhur nga Tiranë dhe në fillim ka infektuar vjerrën dhe të birin, më pas edhe farmacistin. Kjo është një vatër që është përhapur me shpejtësi ku dyshohet se mund të kemi dhe raste të tjera të të infektuarish në Fier.

Ndërkohë 12 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në vendin tonë duke e çuar në 868 numrin e të infektuarve, ndërsa 31 prej tyre kanë humbur betejën me Covid 19.