Prof. Dr. Fatmir Terziu: Fushatë post-moderne dhe post-komuniste

295
Sigal

Interesi akademik për partitë kryesore politike të Shqipërisë nuk ka ecur gjithmonë paralelisht me fatin elektoral të politikës. Partia Demokratike, kohët e fundit, sidomos në këtë fushatë, ka komanduar një nivel mjaft të qëndrueshëm vëmendjeje, qoftë në përkushtim, apo edhe në një model tipik të trokitjes derë më derë, që rallë herë e ka bërë në opozitë. Duket se PD në prag të zgjedhjeve është në përmbyllje të këtij procesi, pasi më parë drejtues politik në disa qarqe janë caktuar Edi Paloka në Durrës, Gazment Bardhi në Elbasan, Helidon Bushati në Shkodër, Mark Marku në Lezhë, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Xhelal Mziu në Dibër dhe më së fundi Nënkryetari Edmond Spaho është caktuar drejtues politik i PD në Korçë. Ndërkohë në disa qarqe, me në krye Tiranën, PD nuk ka caktuar ende drejtuesit politikë. Por, mjaft analistë, dhe vetë e padukshmja tipologjike e e angazhimit të vetë PD-së, flasin për një interes të ri, ndaj duket se demokratët janë parashikuar të konsiderohen si të pashmangshëm, ose të padiskutueshëm. Për arsye të kuptueshme, gjatë tetë viteve të qeverisjes së Qeverisë së PS-së, politologët dhe historianët bënë shumë për të korrigjuar ekuilibrin. Por gjithmonë ekzistonte një dyshim se prirja do të tërhiqej sa më shpejt që partia e transformuar në Rilindje, sipas shijeve politike të kryetarit Edi Rama, të largohej nga zyra.  Sidoqoftë mund të argumentohet se që nga humbja e demokratëve në zgjedhjet e përgjithshme të katër viteve më parë, demokratët kanë qenë më interesantë, sesa ishin në fund të mandatit të tyre qeverisës, i cili u shkaktoi humbjen e madhe, duke u dhënë shans socialistëve të përqasnin sloganin e hutueshëm të Edi Ramës „Fajin e ka Saliu“, kur dukej se mbajtja e tyre e pushtetit ishte e patundur. Papritmas ajo makinë e pamëshirshme, tunduese e zgjedhjeve, dukej tmerrësisht e prekshme dhe një organizatë që lulëzon gjatë ushtrimit të pushtetit dukej e çorientuar. Zgjedhjet prodhuan humbjen e rëndë të demokratëve të epokës masovike demokratike, partia mblodhi më pak vota se në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1992 dhe me një përqindje disolizonuese pjesa e saj e votave ishte më e ulta që nga zgjedhjet e fundit. Reputacioni i demokratëve për unitetin e partisë, menaxhimin e shëndoshë ekonomik dhe kompetencën qeverisëse ishte shkatërruar nga problematika të qeverisjes, veçanërisht ndarjet në mendime, dalja nga binarët tradicionalë të saj dhe copëtimet, që ndoshta ishin shkak i listave të tjetërformatura nga kryetari i saj Lulzim Basha. Ndërsa ata u shfaqën politikisht dhe intelektualisht të rraskapitur, Rilindja, si term i ri i Ramës, u fut në një kurs tjetër dhe ngriti me premtime, që nuk u realizuan asnjëherë, tërheqjen e saj tek votuesit e rrjeshtit dhe tek ata të zhgënjyerit e shtresave të ndryshme. Mbijetesa e Partisë Demokratike si një forcë e rëndësishme politike ishte tani e hapur për pyetje serioze për herë të parë që nga kriza e vitit 1997. Lideri historik i saj, Prof Dr Sali Berisha dha dorëheqjen si udhëheqës i PD-së menjëherë pas zgjedhjeve dhe një numër pasardhësish të mundshëm humbën vendet e tyre në funksione dhe qasje të brendshme drejtuese të PD. Duke u zgjedhur Lulzim Basha si udhëheqës, demokratët i dhanë sfidën shqetësuese të rikthimit të fatit të një partie të shkatërruar, me një risi të syrit postmodern në polikë, dhe të angazhimit tipik postkomunist, drejt angazhimit të kandidatëve më të rinj dhe më pak të njohur, por me përvojë tashmë të ushqyer nga formacioni diskursiv i metodologjisë së lidershipit. Kështu tetë vitet e Bashës në opozitë, herë me një tis të hollë kritikash e herë me një shigjetë të mprehur nga dialektologji të shumta konvergjente duken tashmë një faktor mjaft i disiplinuar, mjaft i organizuar dhe me një forcë të ndjeshme që garanton leksionin e parë poltik shqiptar të moderimit zgjedhor, të angazhimit „frontline“ dhe të faktit prekës me problematikën e qytetarit. Kjo natyrisht është për t’u përshëndetur, është dhe një arsye më shumë për të thënë, se fundja në poltikë, gjithnjë ka dhe të papritura, por të papriturat shkruhen në rezultat nëse bëhen siapas normave të paramenduara poltike, sqaruese dhe angazhuese në një nivel të mirë. Kur shikon fotot e postuara nga Kryetarë të Degëve të PD-së, si shembull fotot e Kryetarit të Degës së PD Elbasan, Eugen Isaj, të realizuar nga troktitjet derë më derë tek qytetari, natyrisht kupton mjaft mirë se strategjia e Lulzim Bashës është tashmë e prekshme dhe e pritshme në rezultat. Ndaj jo më kot, Mark Marku e quan Bashën: „Nuk është agresiv, po bën një fushatë post-moderne dhe post-komuniste“.