Qytetarët braktisen nga qeveria në pandemi

255
Sigal

Të karantinuarit në hotel Korçë japin alarmin: Po vuajmë për të ngrënë, s’ka as aspirina!

Jakup B. GJOÇA

Qeveria shqiptare me pompozitet, dje bëri me dije se nisi grupin e dytë të ndihmës në Itali me mjekë dhe infermierë, ndërkohë, që ende janë imazhet e mjekëve dhe infermierëve të ndihmës së parë, që u karantinuan në Itali, për shkak se u mungonin dokumentet që dëshmonin specializimin e tyre mjekësor. Aq sa edhe një punonjës i benzinatave, u “pagëzua” infermier, për të plotësuar numrin e “solidarizuesve”. Pak ditë më vonë, plasi skandali. 40 qytetarë shqiptarë bllokohen nga qeveria shqiptare në Kapshticë dhe nuk lejohen të hyjnë në Atdhe, me pretendimin më absurd, të rrezikut të përhapjes së pandemisë. Shqiptarët u braktisën nga qeveria e kryeministrit Rama në kufi, u lanë me ditë të tëra në të ftohtë, në shi, të pandihmë, të pangrënë, sepse, qeveria shqiptare nuk ka marrë asnjë masë që të krijojë qendra të karantinimit. Tani, pasi kanë kaluar shumë ditë, të 40 qytetarët të karantinuar në qytetin e Korçës po protestojnë sepse prej dy ditësh janë pa ushqim, dhe e vetmja gjë që kanë janë disa shishe me ujë. Këta qytetarë i janë drejtuar redaksisë me një letër duke shpjeguar edhe kushtet në të cilat ata gjenden aktualisht.  Kërkesat që ata kanë me shumë prioritet janë ushqimet, ilaçet. Ndërsa janë shprehur se kanë bërë kërkesë për të takuar prefektin. Ata shprehen në panik për shkak se janë në vështirësi nga gjendja ekonomike dhe theksojnë se nuk dinë nëse do të mund të largohen pasi nuk mund të paguajnë dot hotelin”, janë shprehur qytetarët. Nuk ka pasur asnjë ndihmë nga instancat shtetërore. Ndërkohë, shumë qytetarë të tjerë, janë karantinuar me urdhër nga qeveria në hotele në Durrës, por, siç akuzon ish deputeti Xhemal Gjunkshi, qeveria e kryeministrit Rama ka paracaktuar hotelet e deputetit socialist Sadri Abazi, si mjedise për karantinimin e qytetarëve, duke vendosur që shpenzimet e hotelerisë t’i paguajnë nga xhepi qytetarët. Pyetja është: Psë qeveria nuk përdor Konvaleshencën e Durrësit si karantinë? Qeveria në 29 mars 2020 vendosi që kjo Konvalishencë të përdoret si karantinë, ku qytetarët të mnos detyrohen të paguanë shuma të mëdha hotelerie. Ose, qeveria, duhet të kishte siguruar me me kohë vende karantinore, për të ndihuar edhe qytetarët, të mos detyrohen të paguajnë tarifa hotelerie për fjetje të papërballueshme nga ana ekonomike për ata. Qeveria e kryeministrit Rama, duke mos ngritur qëndra karantinimi, por duke paracaktuar hotelet e deputetëve të saj si mjedise karantinimi, me qëllim, që pronarët edhe në “Kohë Lufte” të mbushin xhepat si matrapazët e luftës, duke mos kontribuar financiarisht për të përballuar shenzimet e karantinimit të detyrueshëm të qytetarëve, që rikthehen në Atdhe, dëshmon qartazi se po i braktis qytetarët dhe “meraku” i vetëm është që të ndihmojë klientët e saj, që të përfitojnë ekonomikisht, duke paracaktuar hotelet e tyre si vendqëndrime për karantinë.

Qeveria  nuk u lejon qytetarëve të testohen

Qeveria e kryeministrit Rama, duke mos patur fonde për të testuar qytetarët, merr masa drastike, alla doktor Adhamudhi, duke i detyruar të gjithë qytetarët të bëjnë karantinë të detyruar, në raste kur ata rikthehen në Atdhe. Fare mirë, qeveria mund të kryente testimin e qytetarëve që rikthehen, dhe në rastet kur ata dalin negativ, të lejohen të shkojnë në shtëpi, e aty të karantinoren. Ose, në mungesë të fondeve shtetërore, qeveria le të krijojë mundësi që qytetarët ta paguajnë vetë testimin, por jo të detyrohen të karantinoren me forcë policore në hotele të promovuara paraprakisht nga qeveria, me faturë …turistike, që t’i paguajnë qytetarët. Madje, kaq absurde është qeveria, saqë nuk lejon as spitalet private të kryejnë analiza testimi për koronavirusin, duke i kërcënuar se do t;u heqë licencën, nëse kryejnë analiza. Ndërkohë, që qeveria e kryeministrit Rama, u ka dhënë klientëve të vet, koncesionin e kryerjes së analizave laboratorike. Ndoshta, kryeministri Rama, do që të manipulojë shifrat, duke mos u dhënë leje spitaleve private që të kryejnë analizat për  koronavirusin.

Prof. Dr. Tritan Shehu: Mohimi i të drejtës për t’u testuar, shkelje e të Drejtave Universale të Njeriut!

E drejta individuale e çdo qytetari për të realizuar ekzaminimet mjekësore, që ai dëshiron, është një e Drejtë Universale, që në vendin tonë po shkelet.

Testimi virusal (me tampon), apo ai imunologjik janë thjesht ekzaminime mjekësore të pa dëmshme, që çdo qytetar ka të drejten t’i realizojë ku të dëshirojë, në bazë të rekomandimeve mjekësore, dëshirave e mundësive te tij, ashtu si ai vepron për të gjitha analizat e tjera, pranë institucioneve, publike apo jo publike.

1-Mohimi me vendime arbitrare, anti shkencore i kësaj të drejte thelbësore, duke ndaluar të gjitha laboratorët e vendit që mund të realizojnë këto analiza (nuk kuptoj mbi cilat baza lejohet vetëm IShP për “tamponin” dhe QSUT për atë imunologjike!), cenon, së pari, një të Drejtë Universale Personale të Njeriut!

2- Së dyti, kjo cenon edhe të Drejtën e Njeriut për Shëndet, sepse duke minimizuar artificialisht në ekstrem numrin e të dy llojeve testimesh, pengohet zbulimi i gjendjes reale, qoftë ndaj infektimit aktiv, qoftë dhe ndaj nivelit të imunizimit të popullsisë, duke e rrezikuar atë më tej ndaj kësaj epidemie, për shkak të pa mundësisë të masave adeguate ndaj saj.

3-Këtu mund të shtohet dhe cenimi i të Drejtës për Punë e Mirëqënie, që me këto “mohime” goditet rëndë, nga mos njohja e nivelit të infeksionit dhe imunitar, gjë që pengon marrjen e vendimeve adegute për “Hapjen”.

4-Në raste të tilla epidemie shteti ka për dëtyrë t’i rimbursojë qytetarët që kryejnë këto analiza, të stimulojë laboratorët në nivel vendi për t’i realizur ato, duke i kontrolluar e mbledhur të dhënat përkatëse për t’i përpunuar e shfrytëzuar më tej dhe jo t’i shpallë ato “veprimtari armiqësore”!