“Maska me detyrim, në të kundërt gjobë”, Maqedonia e Veriut vendim për tre komuna

288
Sigal

Qytetarët e Tetovës, Kumanovës dhe Prilepit do t’u duhet të vendosin maska mbrojtëse nëse dalin nga banesat për shëtitje, pazare apo punë ose në rast të kundërt do të gjobiten.

Në mbledhjen e Shtabit të Krizës në Kumanovë u kërkua nga qeveria të sillen maska teksa tashmë përdorimi i tyre është njësoj si fasha e orareve.

Por ashtu tek këto tre Komuna nuk lejohet transporti publik e privat ndërsa në hapësira publike nuk do të lejohen më shumë se dy persona të shoqëruar në të kundërt gjobiten.