Gjiknuri: Në mungesë të votave, vettingun në drejtësi do e kryej KLGJ dhe KLP sipas Kushtetutës

162
Sigal

Vettingu i politikanëve i panevojshëm, kemi ligjin e dekriminalizimit dhe ILDKPKI.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri

Skenarët nëse dështon shtyrja e vetingut

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjikunuri lë të hapur mundësinë që vetingu gjyqësorit të vazhdojë nga KLGJ dhe KLP nëse nuk ka konsensus nga PD për zgjatjen e afateve të Komisioneve aktuale. Sa i takon, vetingut të politikanëve, Gjiknuri deklaroi se ky proces kryhet sot nga ILDKP dhe Dekriminalizimi dhe nuk ndodh në asnjë vend të botës që vetingu i politikanëve të bëhet nga gjyqësori. Partia Socialiste e la të hapur mundësinë që vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të bëjë Këshilli i Lartë i Gjyqësorit dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në rast se Partia Demokratike nuk jep votat për zgjatjen e mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit publik. Mesazhin e dha Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, një ditë pasi opozita bojkotoi mbledhjen e këshillit të legjislacionit, ku u diskutua nisma për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut. Numri dy i PS-së foli edhe për kërkesën e opozitës për vetingun në politikë, duke thënë se gjyqësori nuk mund të beje vlerësimin e figurës së politikanëve, ashtu siç kërkon Partia Demokratike. Gjiknuri, i cili do të jetë sërish bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Zgjedhore, i bëri ftesë opozitës të nisin punën sa më parë, për të adresuar çështjen e lëna pezull nga reforma elektorale.

Vetingu i politikanëve, i panevojshëm, kemi plot ligje

E ndërsa, Kryeministri Edi Rama është shprehur i gatshëm për të diskutuar lidhur me nismën e paraqitur, Gjiknuri thotë se Shqipëria ka mjaftueshëm ligje për kontrollin e figurës së politikanëve.“Mendoj që Shqipëria ka legjislacion të mjaftueshëm për të kryer atë që quhet kontrolli i pastërtisë së figurës së politikanit. Pra, janë deklarimi i pasurive, ligji antimafia dhe në fund vota e qytetarëve”, u shpreh Gjiknuri.Kërkesën tjetër të demokratëve për të diskutuar së bashku zgjatjen e mandatit të organeve të Vetingut me ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, Gjiknuri nuk e shikon të realizueshme. “Çështjet nuk duhet të përzihen. Pse? E para njëherë Vetingu në gjyqësor është një marrëveshje e arritur kohë më parë tashmë është një normë kushtetuese dhe ka dalë si nevojë i skadimit të një afati që kemi rënë të gjitha palët dakord. Për sa i përket çështjeve të tjera që kanë dalë rishtas për nevoja të ndryshme politike, mendoj që ne duhet të shikojmë kuadrin aktual ligjor. Unë nuk jam kundër që të negociohet, çdo gjë është e diskutueshme, patjetër”, tha ai më tej.Për Damian Gjiknurin, nëse nuk do të miratohet shtyrja e mandatit të organeve të Vetingut atëherë do të dëmtohet procesi.