Silva Caka: Akademia e Sigurisë kthehet në Akademinë e Rrëmbimit!

490
Sigal

Nga Silva Caka

Akademia e Sigurisë kthehet në Akademinë e Rrëmbimit!

Shqiptarët po vriten dhe rrëmbehen në mes të ditës, paratë e shqiptarëve vidhen në mënyrë spektakolare nën hundën e policisë nëpër aeroporte, por kur tentohet të rrëmbehet një nënkomisar policie, në një nga vendet që presupozohet të jetë një nga vendet më të sigurta në Shqipëri, siç është Akademia e Sigurisë, kjo është një shenjë e pastër e një shteti jo vetëm të rënë, por e një shteti edhe të kapur; të kapur nga kriminelët, nga trafiku i narkotikëve, nga hakmarrjet personale e shumë arsye të tjera.

Këto fenomene anormale, kthehet në normale kur policia denatyrohet, shpërfytyrohet dhe nxirret nga misioni e qëllimi i saj, që janë ruajtja e rendit, sigurisë dhe jetës së qytetarëve:

Këto fenomene anormale, kthehen në normale kur policia vihet në shërbim dhe mbrojtje të kriminelëve;

Këto fenomene anormale, kthehen në normale kur policia vihet në shërbim të kultivimit e trafikut të narkotikëve;

Këto fenomene anormale, kthehen në normale kur policia vihet të shërbim të pushtetarëve në ikje dhe helmon qytetarët me gaz.

E nëse këto i ndodhin një polici, që duhet të ketë autoritetin, shtetin e pushtetin përballë krimit, çfarë duhet të presin qytetarët e thjeshtë, të pasigurtë e të pambrojtur?!

Shqipëria po kthehet çdo ditë e më shumë në një vend të pasigurtë për të jetuar…

Shqipëria është shtëpia e të gjithëve ne e kjo është koha e duhur për t’u ndarë një herë e mirë nga kriminelë të veshur me pushtet!

Protesto në 2 Qershor!