Trafikantët zhdukin pa lënë gjurmë avionin e Vermoshit

304
Sigal

Parlamenti nuk merret me Sigurinë Kombëtare, kurse Policia e Shtetit nuk e di as kur vjen avioni, as kur rrëzohet dhe as kur zhduket pa lënë gjurmë. Dy pilotët u pritën nga fuoristradat, të cilët  pasi ngarkuan valixhet, ikën në drejtim të paditur. Kjo është Shqipëria e NATO-s ku shteti bëhet palë me mafien ndërkombëtare. Vendi është kthyer në lavatricce parash, por vetëm populli mbeti fukara

Zhduket një avion i NATO-s. E grabitën terroristët?

 Parlamenti s’merret me Sigurinë Kombëtare. As kur vjen avioni, as kur zhduket pa gjurmë avioni. Nga andej vjen tjetër gjë. Andej sorollaten ligjet, paratë, të zotët e avionëve, milionerët, anti-vetting-ët, anti-amerikanët, anti -shqiptarët. Për mafiozët, shteti shqiptar deklaron se i ka zbuluar dy, por as kanë emra, as grup parlamentar ende.

 Kjo është Shqipëria që pret të arrestojë “Peshqit” e parlamentit dhe pushtetit. Ka humbur një avion dhe askush nuk flet. Po, është e vërtetë. Ngjarja ka ndodhur në Shqipëri, shtet anëtar i Nato-s? Në këtë vend, ku mafia dhe shteti janë bashkë, ku kriminelët dhe ndërkombëtarët, edhe kur ndërrohen rrugës, nuk i përplasin as interesat, as makinat, as avionë. Janë çimentuar konturet e krimit. Shqipëria është “lavatriçe” parash.Veç populli është fukara. Fukara dhe i dhunuar. I dhunuar dhe i mashtruar. 30- vjet që politika, ndërkombëtarët që paguhen për sigurim standartesh ligjore, kërkojnë në Shqipëri  një popull që ja do të mirën vetes, që voton ndershëm, që nuk pranon skllavërim, por nuk e gjejnë. Kështu thonë ata, por nuk thonë asgjë kur hapësirën tonë ajrore e shkel një avion droge, i huaj, sipas njoftimit zyrtar. As kur e marrin të zotët, mafiozët, a s’dihet se kush, nuk e çel gojën as opozita, as media, as diplomacia. Kur s’gjejnë ende popullin që do veten e vet, si do gjejnë i kujt shtet ishte avioni i rrëzuar me drogë në Vermosh, më 4 tetor, apo kush vjen dhe e merr dhe ku e çon?! Ka punuar policia Ballkanike, diplomatët, antiterrori e antidroga me hetime ndërkombëtare, se jemi anëtarë të NATO-s e s’mund të ndodhte ndryshe. Meqë s’kanë zbuluar gjë, s’kanë folur ende. Meqë s’kanë folur ende, ti që shkruan veç të vërtetën, nis dyshon; more, kishte rënë apo s’kishte rënë, një avion droge në Vermosh? Në fakt, më 4 tetor ju thye rrota dhe krahu 12 metrosh. Ra në Vermosh, fshat ky i Shqipërisë, fshat turistik që ja njeh “shtratin”, “aromën” e “frymëmarrjen”, çdo ambasador.

Sa ra gjigandi, u turrën të zotët e mallit me fuoristrada të bardha, ditën për diell, në sy të fshatarëve.  Ngarkuan drogën nga avioni në makina dhe e çuan nga deshën. Edhe njerëzit se ku i siguruan. Lanë aty vetëm “Heroin”, që humbi rrotën dhe njërin krah. Po ç’u bë me drogën, mafiozët, avionin? Drogën e morën të zotët. Transporti u përfundua në katër-pesë orë punë e rrugëtim si nëpër magji. Për mafiozët, shteti shqiptar deklaron se i ka zbuluar dy, por as kanë emra, as grup parlamentar ende.

Në fakt, një deputet Ramadan, ka thënë diçka në FB. Një Kadri a Shukri, ka parkuar “avionin” paksa, në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Por prapë, në FB se në FB kaloi çështja. Në FB shkruhej për Vermoshin, drogën, avionin e gjithçka nuk dinte policia, shteti, diplomacia.

Nëse thua, u vodh avioni i drogës, s’ke thënë të vërtetën. Nëse thua, e morën të zotët, ku e di ti?  Po, e mori mafia dhe e dorëzoi tek të zotët, apo e mori shteti dhe ia dorëzoi mafias, a mund të thuash?! 

Shteti deklaron:

2 persona ishin në avion, 2 kanë shkuar në ndihmë me makinë, 2 kanë bërë roje tek avioni, 2 kanë ngarkua mallin, 2 janë të identifikuar! Po sa janë arrestuar, pyet ti? Të arrestuar s’ka. As do të ketë. S’do të ketë, se nuk mund të ketë. Policët mbajnë kapele të shtrenjta, 350 euroshe, po kokërr leku në xhep s’kanë. As “leje” të kapin mafiozët s’kanë. Bile, edhe kapelet i kanë zhele. Nuk u kushtojnë as tre euro. I kanë fallco. Paratë ua ka vjedhur ish- drejtori i tyre, Ardi Veliu. Për avionin, veç të zotëve, shteti s’di asgjë. S’dihet as marka, as koha e prodhimit, as shteti nga vjen. Avioni i drogës a ishte nën hetim të ndërkombëtarëve?!

Logjika njerëzore thotë se po. Jemi Shtet: Anëtar i NATO-s e s’ka si ndodh ndryshe. Ne NATO-n edhe e mitizojmë madje.

Kush prek Shqipërinë, ka prekur Amerikën, mendojnë rëndom ata që presin liri e të drejta njerëzore, që besojnë në arrestimin e gjithë politikanëve milionerë.Po le të rrimë tek avioni që nuk dihet ku është. Ai i shkreti, përditë e përnatë, qëndronte aty në mes të Vermoshit. Bëj fotografi fshatarët e nxirr ‘kunjin’ me ta Edi Rama.S’është avion, është Shqiponjë Skropotushe, tallej Babloku me pasuri sheiku. Po të ishte avion do fliste opozita, diplomatët, mediat, se jemi anëtarë të Natos, vazhdonte avazin personi që shqiptarët e njohin si kryehajdut. Të ngjan se Kryeministri ka të drejtë. Mbase vërtetë s’ishte avion? Në fakt, avioni s’është më aty ku ishte. Ka llafe në fshat se e sekuestroi NATO për hetim. Po lajm ka? Jo more, po kush do e bëjë lajmin. A nuk i kemi edhe mediat njësh me shtetin, mafian? As Parlamenti, s’lëshon zë. Kur bëjnë strucin Kryeministri, Shefi i Opozitës, pse të mos bëjnë memecin të tjerët? Të gjithë e duan nga një kockë nga mafia. Parlamenti s’merret me Sigurinë Kombëtare. As kur vjen avioni, as kur zhduket pa gjurmë avioni. Nga andej vjen tjetër gjë. Andej sorollaten ligjet, paratë, të zotët e avionëve, milionerët, anti-vetting-ët, anti-amerikanët, antishqiptarët. E shihni si janë vënë barikadë anti-Veting gati gjithë politika, media, “analistët” me nga shtatë rroga. Të gjithë këta nuk dinë asgjë për ku “fluturoi” Shqiponja e Skropotushës. Atje në livadh të Velipojës nuk ka avion sot. A është lajm, a është shqetësim për diplomacinë ky fakt?

Dikush e “grabiti” avionin?

Duhej të çeleshin kamerat e shkrepeshin blicet e lajmit. Të bëhej nami i zi. Ta merrte vesh gjithë Bota. Të dyshohej se janë terroristët ata që mësynë një shtet anëtar të NATO-s. Ata mund ta kenë sjellë atë avion dhe po ata mund ta kenë marrë. Pse të mos bëhet lajmi edhe kështu? Por më mirë që jo. Do gabonin mediat me të drejtë. Do reagonin diplomatët, po me të drejtë.

Nëse thua, u vodh avioni i drogës, s’ke thënë të vërtetën. Nëse thua, e morën të zotët, ku e di ti? Po, e mori mafia dhe e dorëzoi tek të zotët, apo e mori shteti dhe ja dorëzoi mafias, a mund të thuash?! Po, diçka duhet thënë. Sot nuk ka avion droge në Vermosh. Ti shtet, ju diplomatë, ju mafiozë, që në perceptimin e këtij populli, që i sheh avionët dhe drogën ngado, jeni bashkë, mund të thoni se nuk u rrëzua asnjë avion në Vermosh. Thuajeni të paktën publikisht këtë. Shqiptarët e dinë, edhe kur bien 12 pika shi dhe ti ke thënë ranë 13, diplomatët dalin të korrigjojnë. Pra, s’ka rënë avion në Vermosh? Thuajeni, bëjeni edhe këtë. Jeni në majë të pushtetit dhe pasurive. S’ka ende opozitë, s’ka ende popull, që mendon për të ardhmen e vet. S’ka ende President, as Kryeministër, as Drejtësi. Në krye të punëve kemi një piktor që në fantazitë e veta, e bën avionin jo Shqiponjë Skropotushe, por edhe Mushkonjë Divjake./Pamfleti

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^

 

Si u zhdukën autorët dhe pritësit e tij

 

Në një analizë për “Telegraf”, Marash Gilaj theksoi: Pak ditë më parë, në Vermosh ra dhe nuk u ngrit më një avion i vogël, i cili nuk dihet nga kishte ardhur dhe pse. Ai na la shëndenë, ndërsa kryepolicit “iu fik kandili”. Siç kemi mësuar nga mediat dhe më pak nga policia, ekipazhi përbëhej nga dy persona të panjohur. Pastaj, në ndihmë erdhi edhe një i tretë që të merrte si hajdut dy të parët dhe materialet, që kishin me vete, me anë të një fuoristrade të bardhë si bora. Avioni nuk ka asnjë shënjë identifikimi. Policia dhe shteti po bën shurdhin dhe qorrin. “Policia që duam” arrin të gjejnë avionin pa jetë, siç ka ndodhur edhe herë të tjera në Divjakë apo diku tjetër. Falë vigjilencës, përkushtimit dhe profesionalizmit të policisë, nuk dihet kush i priti në “Aeroportin e Vermoshit” e ku përfunduan ata që ndodheshin në avion bashkë me pritësin. Heshtja dhe terri informativ vërteton edhe një herë bashkëpunimin e mafias me qeverinë. Për analogji m’u kujtua një shprehje e urtë:  “Nuk më erdhi keq që ujku më hëngri delet, por u indinjova, kur pashë se edhe qeni u bashkua me ujkun”.