Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Qarkun e Elbasani, Damian Gjiknuri inspektoi punimet e një tjetër aksi rrugor të rikonstruktuar së fundmi në Bashkinë e Cërrikut. Rikonstruksioni i kryer nga Bashkia Cerrik i kësaj rruge mundëson tashmë një rrugë më të mirë sipas standardeve që do të lidhi fshatin Malasej me aksin nacional Cerrik-Elbasan duke ndikuar njëherësh drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët. Gjatë këtij inspektimi Gjiknuri, vlerësoi modelin e qeverisjes së mirë vendore që ofron Andis Salla, duke mbajtur premtimet edhe pas zgjedhjeve siç tha ai. “Kam pasur rastin ta shoh edhe më herët këtë rrugë, thjesht emrin kishte rrugë, sepse ishte gati e pakalueshme, kërkonte mirëmbajtje të vazhdueshme. Por edhe me kërkesë të deputetit, edhe të banorëve të zonës ne tashmë po shohim marrjen formë të një sërë kantieresh që nisën para fushatës zgjedhore. Kjo përforcon atë që unë them shpesh “fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur”. Nuk ishin premtime fushate, janë punë e vazhdueshme dhe ky është modeli që ofron bashkia e Cërrikut, gjë për të cilën edhe ne jemi krenarë. Ky është çelësi i suksesit pse njeriu votohet dhe ka fitore të thellë. Nuk ka asnjë arsye tjetër. Le të kërkojnë arsye çfarë të duan. Ka vetëm një shkak: mbajtja e fjalës dhe marrëdhënia e ndershme me qytetarët, bërja e punëve konkrete dhe produkti flet vetë”,- tha ndër të tjera Damian Gjiknuri.