37 kompani  piramidale rrjepin shqiptarët përmes kredive

45
Sigal

Ja si nën mbulesën e mikrokreditit në Shqipëri është krijuar një skemë e mirëfilltë zhvatje, që funksionin si fajde e legalizuar me ligj nga BSH, duke filluar nga komisionet dhe interesat, tek presionet dhe penalitetet. Shifra dhe fakte nga denoncimet e  Dhoma e Përmbaruesve Privatë 

Ja si nën mbulesën e mikrokreditit në Shqipëri është krijuar një skemë e mirëfilltë zhvatje, që funksionin si fajde e legalizuar me ligj nga BSH

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në vendin tonë ekzistojnë 37 kompani jobanka që japin kredi. Edhe pse u miratua një rregullore, që kufizon interesat e larta, deri më tani masat e Bankës së Shqipërisë dhe autorëve të tjerë kanë qenë inekzistente.

 Shqipëria është mbytur nga piramidat financiare. Shumë prej nesh shohim në televizor reklama se mund të marrësh kredi me vetëm një kartë identiteti, por më pas nis sfida. Këto kompani janë kthyer në “shushunja” që u pinë gjakun shqiptarëve përmes presioneve dhe përmbarimit.

Dhoma e Përmbaruesve Privatë ka denoncuar me dhjetra raste se si këto kompani po rrjepin shqiptarët përmes kredive dhe përmbaruesve të caktuar. Rasti më flagrant është i një qytetari që kishte mbetur pa pagur 500 lekë te një prej këtyre kompanive dhe përfundoi në gjykatë dhe i mori 150 mijë lekë.

Si ky rast ka pafund dhe shumë individë rrezikojnë dhe prona apo biznese. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në vendin tonë ekzistojnë 37 kompani jobanka që japin kredi. Edhe pse u miratua një rregullore që kufizon interesat e larta, deri më tani masat e Bankës së Shqipërisë dhe autorëve të tjerë kanë qenë inekzistente.

Dhoma e Përmbaruesve Privatë ka denoncuar me dhjetra raste se si këto kompani po rrjepin shqiptarët përmes kredive dhe përmbaruesve të caktuar. Rasti më flagrant është i një qytetari që kishte mbetur pa paguar 500 lekë te një prej këtyre kompanive dhe përfundoi në gjykatë dhe i morën 150 mijë lekë.

Në Kosovë dhe disa shtete janë mbyllur shumë kompani të tilla, por te ne vetëm shtohen. Ndërkohë nëse shohim të dhënat e BSH, nga një monitorim që u është bërë këtyre institucioneve janë gjetur shumë problematika. Sipas BSH, ka: mospërputhje të kuadrit të brendshëm rregullator me kërkesat ligjore/ rregullatore; mungesë të proceseve në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; mungesë dokumentacioni mbështetës mbi burimin e fondeve, për disa raste transaksionesh në para fizike; informacion i paplotë ligjor i ruajtur në dosje për klientin. Mangësi përditësimi i informacionit ligjor. Mospërditësim të dokumenteve të identifikimit të klientit; mungesë dokumentacioni ligjor dhe financiar për disa kompani të zinxhirit aksioner; mungesë ushtrimi i “Vigjilencës së duhur” dhe “Vigjilencës së zgjeruar” për klientin lidhur me verifikimin e burimit të fondeve; mungesë evidence për raste dyshimi për ngjashmëri emrash me listat e shpallura dhe listën e sanksioneve të KSKB apo evidenca qe ka kryer verifikime me listat; moskryerje e një filtrimi automatik të klientëve ekzistues sa herë që listat e shpallura azhurnohen në sistem; mangësi në programet e trajnimit të tematikave specifike për masat kundër financimit të terrorizmit dhe zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare të KSKB-së.

Interesat

Ndërkohë, të dhënat mbi interesat dhe komisionet që këto institucione aplikojnë tregojnë qartë që niveli i lartë i tyre për kredi të vogla nuk është aspak i justifikueshëm. Konkretisht, norma e interesit në bankat e nivelit të dytë fillon nga 0% në gati 20%, ndërsa në institucionet jobanka norma e interesit fillon nga 3% në 38%.

Përveç komisioneve të larta, jobankat kërkojnë të përfitojnë edhe përmes manovrave, që bëjnë në skemën e kamatëvonesave. Nga të dhënat e grumbulluara bie në sy se nga jobankat përqindja që i shtohet këstit mujor për vonesat është shumë më i lartë se niveli që aplikojnë bankat. Por nuk mbaron me kaq, përveç kamatëvonesës, klienti duhet të paguajë edhe mesazhe apo letrat që i dërgon kompania për t’i rikujtuar afatin. Sipas të dhënave, vetëm një mesazh që i dërgon jobanka klientit, automatikisht i shtohen atij si kosto në kamatëvonesë 200 lekë, ndërsa për letrat e dërguara shtohen si kosto 750 lekë. Pra me më shumë se 2 mesazhe e 4 letra në muaj, në dy muaj vonesë klienti duhet të paguajë 4000 mijë lekë vetëm për paralajmërimet që i dërgohen. “Penaliteti për këstin e parë në vonesë, llogaritet 0.85%* 13725.67 lekë = 116.6 Lekë *70 ditë = 8166.77 lekë. Penaliteti për këstin e dytë në vonesë llogaritet 0.85% *13725.67 lekë = 116.6 * 30 ditë = 4666.82 lekë. Në rastin konkret, klienti në vonesë prej 70 ditësh i dërgohen 7SMS njoftuese me kosto 200 lekë secila = 1400 lekë; i dërgohen 4 letra njoftuese me kosto 750 lekë secila = 3000 lekë. Kostoja e njoftimeve, sipas këtij rasti është 4400 lekë”, përcaktojnë të dhënat.

Presionet

Por kjo është vetëm në letër, pasi sa më gjatë të shtyhet kredia aq më shumë shkon interesi dhe në fund duhet të paguash dyfish. Por nuk është vetëm kjo. Nëse vonon pagesat atëherë “Iute Credit”, “Credo.al”, etj, kontaktojnë disa kompani përmbarimi (që në fakt janë të paligjshme) të cilat u bëjnë presion qytetarëve me mesazhe dhe letër duke i kërcënuar se do ju bllokojnë banesat, do i hedhin në gjyq etj. Rasti më sipër është treguar i qartë se si dërguan një qytetar në gjyq për 500 lekëPamfleti