Gjermania i bën ‘dhuratën’ speciale Gent Cakës, Krichbaum di si ta bëjë të lumtur një fëmijë!

385
Sigal

Ministri i Jashtëm Gent Cakaj ishte sot në një vizitë në Gjermani ku zhvilloi një takim me Kryetarin e Komisionit për Çështjet e Europës tëBundestagut gjerman, Gunther Krichbaum.  Marrë shkas nga fakti se Ramën e Ballën dy javë më parë nuk i priti askush, kryeministri mendojë të dërgojë të ‘pafajshmin’ Cakaj për të rregulluar punët me gjermanët.

Dhe në fakt, Cakaj dicka më shumë se Rama e arriti. Të paktën e zhvilloi një takim me një ndër përfaqësuesit kryesorë të Bundestagut,si edhe një personalitet të politikës gjermane si Krichbaum. Por e gjithë çështja mbetet te serioziteti me të cilën merret pala shqiptare. Përfaqësimi i diplomacisë shqiptare nga një adoleshent, që mori postin vetëm në saj të lobimit nga Baton Haxhiu pranë Ramës, nuk na sjell asgjë të mirë.

Madje aspektin fëminor të Cakaj e kanë kuptuar mjaft mirë edhe gjermanët. Dhe ndër fotot e hedhura nga vetë ministri në twitter, në një prej tyre shihet se si Krichbaum i jep në duar një lodër, të cilën Genti e sheh gjithë admirim. Me të vërtetë që Krichbaum dikërka si ta bëka të lumtur një fëmijë!