Gjermania gati planin për kthimin masiv të emigrantëve shqiptarët

196
Sigal

Gjermanët do nisin një ofensivë riatdhesimi për rikthimi në mënyrë të qëndrueshme në vendin e origjinës, të azilkërkuesve dhe atyre që kanë pasur probleme me ligjin. Sipas Barometrit për Ballkanin, rreth 68% e shqiptarëve duan të shkojnë në vendet e BE, duke na renditur krahas Sirisë. Planifikohen 11,982 dëbime, ku shumica e rikthimeve ashtu si edhe në vitin e kaluar do të jenë nga Siria, Shqipëria dhe Gjeorgjia

‘Gjermanët po nisin një ofensivë riatdhesimi në mënyrë që të rikthimi në vendin e origjinës të bëhet në mënyrë të qëndrueshme, veçanërisht azilkërkuesve.’

Ndërkohë që  sipas Anketës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) në Barometrin e Ballkanit 2021shqiptarët edhe për vitin 2021 renditen si populli me përqindjen më të madhe që kërkonë të ikin jashtë vendit. 68% duan të shkojnë në vendet e BE, dhe vetëm 25% në SHBA. Ndërkohë që mbi 30 mijë qytetarë regjistrohen për ndihmë ekonomike me vlerë 7675 lekë në muaj dhe Shqipëria po shpopullohet, bizneset po importojnë dhe kanë filluar punësimet e punëtorve nga Bangladeshi.Tanimë koalicioni qeveritar midis SPD, FDP dhe të Gjelbërve në Gjermani ka paralajmëruar një ofensivë dëbimesh ndaj emigrantëve të huaj. Qeveria federale do të emërojë një përfaqësues të posaçëm për të hartuar këto marrëveshje. “Ne po fillojmë një ofensivë riatdhesimi në mënyrë që të zbatojmë në veçanti deportimin e kriminelëve dhe atyre që janë të rrezikshëm”.Vitin e kaluar Gjermania ka regjistruar dukshëm më pak dëbime të emigrantëve të huaj në krahasim me vitet para pandemisë së COVID. Sipas ministrisë Federale të Brendshme në vitin 2021 janë dëbuar nga Gjermania 11 982 qytetarë të huaj. Në vitin 2020, i cili solli më shumë kufizime për shkak të pandemisë u kryen gjithsej 10 800 dëbime. Ndërkohë në vitin 2019 ka pasur pothuajse 22 100 dëbime.

Shqipëria vijon të renditet krahas Sirisë sa i përket numrit të azilkërkuesve ndërsa tashmë pritet që azilkërkuesit shqiptarë të preken edhe nga plani i ritadhesimit. 11,982 dëbime, ku shumica e rikthimeve të vitit të kaluar ishin nga Gjeorgjia dhe Shqipëria.

Shqipëria vijon të renditet krahas Sirisë sa i përket numrit të azilkërkuesve ndërsa tashmë pritet që azilkërkuesit shqiptarë të preken edhe nga plani i ritadhesimit.Sipas raportimeve të Ministrisë Brendshme në vitin 2021 ka pasur gjithsej 11,982 dëbime, ku shumica e rikthimeve të vitit të kaluar ishin nga Gjeorgjia dhe Shqipëria.Shumica e dëbimeve vitin e kaluar janë kryer me avion kryesisht në Gjeorgji dhe Shqipëri. 1116 qytetarë të huaj të detyruar të largohen nga Gjermania u transportuan me avion në Gjeorgji dhe 908 persona u dërguan në Shqipëri.Pas Shqipërisë, vendi me më shumë raste të emigrantëve të huaj që janë deportuar renditet Siria.Në 470 raste, personat që vinin nga Siria dhe qëndronin ilegalisht në Gjermani u deportuan vitin e kaluar, në vende të tjera në të cilat ata kishin qenë më parë. Në një përgjigje të fundit ndaj një kërkese nga fraksioni i majtë, qeveria federale deklaroi se qytetarët sirianë mund të kthehen në vendin e tyre të origjinës vetëm vullnetarisht.Rreth 400 deportime u organizuan vitin e kaluar për të nxjerrë jashtë vendit emigrantë të huaj nga Turqia apo Kosova. Vendet kryesore me më shumë emigrantë të dëbuar në vitin 2021 përfshinin gjithashtu Serbinë, Pakistanin, Moldavinë dhe Rumaninë.Kur mori detyrën në vitin 2018, ministri Seehofer bëri të ditur se donte që rikthimet në vendin e origjinës të kryheshin në mënyrë të planifikuar.