Braçe: Anulohen raportimet, prioritet prokurorisë të vazhdojnë hetimet

446
Sigal

TIRANE– Komisioni i Ekonomisë i jep prioritet Prokurorisë për të vijuar hetimet lidhur me vjedhjen e thesarit në Bankën e Shqipërisë, duke anuluar seancën e raportimeve të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës së BSH në këtë komision. Këtë e ka shprehur kreu i Komisionit të Ekonomisë në fillim të mbledhjes së sotme, ku ishte parashikuar raportimi i disa prej anëtarëve të Bordit të BSH. “Sa i takon seancave dëgjimore që ishin parashikuar për sot, janë anuluar. Prokurori Fusha ka dërguar një letër ku thekson se çështja është në shqyrtim. Për ne ky proces i ndërmarrë nga Komisionin e Ekonomisë është i mbështetur në ligj, pasi ne nuk kërkojmë përgjegjësi penale. Siç respektojmë çdo institucion, duam respekt nga ata. Le t’i japim prioritet prokurorisë të vazhdojnë hetimet”, u shpreh Braçe.