Ironia e deputetit të LSI, Përparim Spahiu: Në Dibër qeveria s’fut dot njeri në burg për ujin, sepse s’ka ujë!

415
Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu, me një status në rrjetin social ka ironizuar kryeministrin Rama me projektet që lançon në një kohë që qytete si Dibra, nuk kanë ende ujë. 
“Pasi mbaruan Rrugën e Arbrit do të ndërtojë Aeroportin e Vlorës…. Pasi rrahën biznesmenin arab dhe përzunë Sheraton do të investojnë në turizëm…. Mos harroni, në Shkurt fillon burgu për ujin por, Dibra, sidomos Maqellara, nuk rrezikon, se nuk ka ujë fare…. Vërtet që vazhdojmë të shohim, ka shumë për të parë….”
Sigal