Çifti Biba/ Burri heton monopolet, bankat e PPP-ët te Konkurrenca, gruaja prokurorët e gjyqtarët në ILD

 

Kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, është me dosje penale për shantazh ndaj gjyqtarit shqiptar në Strasburg dhe falsifkim rezultatesh dhe fshehje e manipulim formularësh të kandidatëve në KQZ, ndërsa gruaja Elona Biba (Kana), paçka se “Vetting”-u e ka përjashtuar 15 vite nga drejtësia, ajo është emëruar Këshilltare në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, skandal që SPAK duhet ta hetojë, mbasi ka indicie se është emëruar me dosje false

 

Sigal

Prej dy muajsh, me emërimin e Denar Bibës në krye të Autoritetit të Komkurrencës, ky institucion është futur totalisht në kontrollin e grupeve mafioze ekonomike-financiare, të cilët e kanë përdorur votën e Denar Bibës dhe kur ka qenë anëtar, siç është rasti i çmimit monopol të miellit.Me këtë emërim të Denar Bibës, në krye të institucionit që kontrollon ligjshmërinë e aktivitetit të kompanive vendase e të huaja, Edi Rama ka blinduar mbrojtjen e rrjetit mafioz, të bizneseve monopol në treg dhe atyre që bëjnë tjerësime kapitalesh të pista brenda e jashtë Shqipërisë.Sa për kujtesë, Denar Biba është korrieri i dërguar nga Edi Rama në Strasburg, për t’i bërë ofertë e shantazh gjyqtarit Ledi Bianku, që të mos jepte vendime kundër ish-pronarëve, qytetarëve e bizneseve që kërkojnë kthim e kompensim pronash dhe dëmshpërblime dëmesh.Dhe gruaja e tij, Elona Biba (Kana), ka mashtruar në formularin e deklarimit të pasurive personale e bashkëshortore, duke fshehur burimet e korrupsionit me akte shitje-blerje, akte dhurimi e transaksione të tjera, për të cilat u detyrua të dorëhiqej nga detyra Këshilltare Ligjore në Gjykatën e Lartë, para datës së “Vetting”.Nëse SPAK heton, do zbulojë se çifti Biba ka mashtruar dhe te formulari i dekriminalizimit, duke deklaruar se në periudhën shtator 1999-qershor 2000, kanë qenë sëbashku për studime “Master” Shkenca Politike, Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe e Drejtë Evropiane te “Universiteti Kombëtar&Kapodistrian” në Athinë, kur në këtë universitet nuk ka fare degë të tilla mësimore.Por skandal i rëndë është emërimi i Elona Bibës, Inspektore në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, bërë në shkelje të ligjit të “Veting”, mbasi me Vendim Nr. 233, datë 3 shkurt 2020 është përjashtuar për 15 vite nga drejtësia, me afat deri në muajin shkurt 2035.Është përjashtuar për pasuri korrupsioni bashkë me burrin Denar Biba, tashmë Kryetar i Autoritetit të Konkurrencës; dhe për pastrim parash me tjetërsime pasurie, transaksione bankare, dhurime fiktive e deklarime të rreme.Mirëpo, paçka se “Vetting”-u dhe ONM-SHBA e nxorrën Elona Bibën nga “dera” e drejtësisë për korrupsion në Gjykatën e Lartë, miku i saj Edi Rama e futi nga “dritarja” në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, që është kupola e hetimit të gjyqtarëve e prokurorëve.Ka zëra nga brenda Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, se ajo është emëruar me deklarim e dosje false, duke mos pasqyruar vendimin e përjashtimit nga drejtësia; dhe sipas nenit “G/2” të shtojcës së Kushtetutës, Elona Bibës i ndalohet për 15 vite, emërimi gjyqtare, prokurore, anëtare e KLGJ, KLP apo në Prokurorinë e Përgjithshme dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

Mirëpo pas përjashtimit nga sistemi i drejtësisë, fillimisht Edi Rama e emëroi Anëtare të Komisionit Kombëtar Rregullator të Ujit, ndërsa prej 1 viti e ka futur përsëri në sistemin e drejtësisë, konkretisht në Inspektoriatin e Lartë, me detyrë Këshilltare Ligjore për dosjet e hetimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve; madje me propozim të kryetarit Artur Metani, misioni “Euralius” e ka vlerësuar me “Çertifikatë ndershmërie, përkushtimi e profesionalizimi”.A do ta verifikojë OMN këtë përdhosje të reformës në drejtësi, dhe a do ta hetojë SPAK, emërimin e Elona Bibës në shkelje të Kushtetutës e me dosje vetë-deklaruese false?/Pamfleti