Zbrazen shkollat, këtë vit 25 mijë nxënës më pak në banka

146
Sigal

Tkurrja e popullsisë po ndikon drejtpërsëdrejti në sektorin e arsimit në vend, pasi çdo vit që kalon shkollat janë duke u përballur me sfidën e uljes së numrit të nxënësve dhe, për rrjedhojë, edhe mbylljen e shumë klasave.Përveç rënies natyrore të popullsisë, arsimi shqiptar po vuan nga braktisja e shkollës për arsye emigrimi.

Mijëra të rinj nën moshën 18 vjeç, një kontingjent për arsimin e mesëm dhe fillor zgjedhin emigrimin, në të shumtën e rasteve me familjet e tyre.Ministria e Arsimit pret që në vitin 2022, numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar të arrijë në 273 mijë nxënës ose 9.7% më pak se në vitin 2019.Raporti i  Bankës Botërore tregon se 63% e nxënësve në Shqipëri në varfëri mësimore

Në të gjithë Shqipërinë këtë vit shkollor në sistemin arsimor parauniversitar ka 436 mijë nxënës , që rezulton rreth 25 mijë më pak fëmijë në kopshte dhe në shkolla për vitin 2022, krahasuar me vjet që ishin rreth 461 mijë. Edhe pse transparenca e shifrave ka munguar, bazuar në raportin më të fundit të drejtorisë së përgjithshme arsimore dhe institutit të statistikave ka mësuar se rënia më e madhe ndihet në shkollat e mesme pasi këtë vit numërohen me përafërsi 17 mijë gjimnazistë më pak. Ndërsa në shkollat 9-vjeçare numri i nxënësve ka rënë nga 286 mijë në 278 mijë, me një mungesë prej 8 000 fëmijësh. Raporti nxjerr në pah se sot kemi 66 kopshte dhe 5 shkolla të mbyllura krahasuar me vitin e shkuar mësimor. Ndërkaq numërohen në të gjithë vendin 463 institucione arsimore jopublike. Vihet re se pandemia e Covid 19 ka shtuar interesin e prindërve që të zgjedhin arsimimin privat për fëmijët e tyre. Në garën mes shtetit dhe privatit, ky i fundit ka disa avantazhe për shkak të buxhetit financiar.

Mungesë fondesh

Arsimi konsiderohet prioritet kombëtar, por buxheti i akorduar ndër vite tregon se ky prioritet mbetet vetëm në letra. Porta Vendore nxorri në pah se ka bashki që thonë se e përballojnë financiarisht mirëmbajtjen e kopshteve dhe të shkollave, ndërsa ka të tjera të cilat me buxhetet e tyre arrijnë të mbulojnë 30% të nevojave, ku shkollat kanë nevojë emergjente për t’u rregulluar