Gjata: Nuk jemi kundër listave të hapura, i kërkuam në Këshillin Politik, por nuk pranoi Gjiknuri

261
Sigal

I ftuar në një studio televizive, eksperti i PD-së Çlirim Gjata tha se  ndërkombëtarët i janë bërë barrikadë Ramës.

Sipas tij, në Këshillin Politik janë kërkuar listat e hapura, por nuk janë pranuar nga përfaqësuesi i PS-së, Damian Gjiknuri.

Çlirim Gjata: Tani ndërkombëtarët e morën mësimit, që sa më shumë lëshime që t’i bëjnë Edi Ramës, aq më keq do të shkojë demokracia. I janë bërë barrikadë. Nuk ka kushtetutë perëndimore që i ndal me kushtetutë koalicionet parazgjedhore. Po të duash futesh, po të duash nuk futesh. Shtetet e stabilizuara futen vetëm në zgjedhje, por nuk i ndalojnë.

Ne nuk jemi kundër listave të hapura. Në Këshillin Politik janë kërkuar listat e hapura, por nuk ka pranuar Gjiknuri. Tani i kërkuan dhe i thanë si se çfarë ke humbur. Nuk kemi qenë kundër, e kemi kërkuar, pro nuk është pranuar. Është kërkuar edhe sistem mazhoritar, por nuk është pranuar. Se këshilli politik do ta vendoste dhe do të miratohej në parlament. Kështu rama dakord edhe në 14 janar. Gjiknuri nuk e ka pranuar me zë dhe me figurë.

Gjata tha se PD është pro listave të hapura dhe për ndryshim sistemi, por sipas tij, hapja e listave është hipokrizi, sepse Rama nuk do t’i hapë listat plotësisht.

Nuk jemi kundër listave të hapura, por është një nismë e mëtë. Biles ne kërkojmë reformë kushtetuese me një parlament me 2 dhoma. Vetë Rama po i bën listat e hapura që të ndalojë koalicionet. Listat do të jetë 1/3 i vendos partia, pse nuk i hap komplet. Në 35 deputetë, populli do të vendosë maksimumi në 3-4 deputetë. Ata që do të fitojnë do t’i vendosë Rama. Ka bërë një hipokrizi.