Protestat në SHBA: Historia pas fotos së gruas së zhveshur, që u shfaq papritur mes gazit lotsjellës

304
Sigal

Fotografitë e shumta të postuara në internet tregojnë një grua të paidentifikuar teksa del në rrugë, e zhveshur, rreth orës 1:45 të mëngjesit (me orën lokale në Portland) dhe qëndron e qetë mes turmës në rrugë. Reporterët e pranishëm thanë (via Los Angeles Times) se ajo u shfaq si një imazh surreal përballë një force të kritikuar në mbarë vendin për shkelje të së drejtave civile. Policët, me maska gazi dhe helmeta, vazhduan të gjuanin me toptha me përmbajtje piperi.

Dikush u përpoq ta mbulonte, por ajo qartazi nuk donte.

Më vonë, sipas fotografit Dave Killen, gruaja u ul në asfalt, hapi këmbët përballë policëve dhe nisi të merrte poza baleti dhe yoga. Më vonë, ata u larguan.

Protestat në SHBA: Historia pas fotos së gruas së zhveshur,

Në rrjete sociale, njerëzit e cilësuan gruan si “Athinaja e zhveshur”. Në mitologjinë greke, Athinaja ishte perëndia e luftës, bija e preferuar e Zeusit, luftëtare e ashpër dhe e pamëshirshme.

Lakuriqësia ka shërbyer si një formë proteste, të paktën në shekullin XI. Sipas gojëdhënave, Lady Godiva, një grua anglo-saksone, mbrojtëse e kishave dhe manastireve, mendohet se kalëroi e zhveshur në Angli, e mbuluar nga flokët e gjatë, për të protestuar kundër taksimit shtypës.

Protestat në SHBA: Historia pas fotos së gruas së zhveshur,

Fotografia e gruas në Portland po krahasohet edhe me momente të tjera të rëndësishme në histori, ku forca e egër është vendosur përballë të kundërtës së saj, të qenurit i lënduar. Shembuj të tillë janë fotografia e vitit 1967, ku një protestuese në Luftën në Vietnam vendos një karafil në pushkën e një ushtari amerikan,

Protestat në SHBA: Historia pas fotos së gruas së zhveshur,

apo ajo e vitit 1989, kur një burrë doli para një kolone tankesh në sheshin e Pekinit, një ditë pasi ushtria kineze kishte shtypur protestat me forcë.