Gëzim Zilja: Përfundimisht skllevër me mbret dhe pallat mbretëror

156
Sigal

Ish Bazat Ushtarake Detare, dhe bregdeti, nga Liqeni i Shkodrës deri në Sarandë, minierat, dhe hidrokarburet, Butrinti, Syri i Kaltër, pyjet, ujëmbledhësit, dhjetëra koncesione miliardëshe u janë dhënë e po u jepen investitorëve strategjikë, dmth pushtetarëve, miqve, kushërinjve, nuseve e dhëndurëve të Rilindjes, pa asnjë kriter e logjikë. Tani do të jepet dhe Pallati i Brigadave dhe ç’të ketë tepruar. Edhe sikur një ditë pushtetet të ndërrohen populli do të mbetet skllav i etërve, bijve dhe larove të ish diktaturës. Plani i Ramiz Alisë, tridhjetë vjet më parë, sot është një e vërtetë e hidhur . Nuk është çudi që Zaho Rama, nesër të jetë pronar i Pallatit Mbretëror.

PS: Parku që rrethon këtë pallat shtrihet në rreth 36 ha. Sipërfaqja shtrihet në shumë zona dhe përbëhet nga shatërvanë me zinxhirin e ujit, galeri skulpturash në disa parqe, disa radhë kopshtesh me pemë, lule dhe labirinte në formë spiraleje, kopshti i luleve, shtegu i pyllit, kopshti me pishinë si dhe pista e stërvitjes së kuajve. Ky park është një galeri e vërtetë me skulptura mitologjike, i ndërtuar sipas modelit të Tempullit të Muzave, i kultit mitologjik të Apollonit, realizuar në vitet ’30-’43. Rezidenca ka shërbyer si Pallat Mbretëror vetëm një herë, gjatë vizitës së Perandorit Viktor Emanueli në Shqipëri në maj të vitit 1941.