Intervistë me Avokatin Altin Goxhaj: Protesta e 7 Korrikut, aksioni për të shpëtuar Shqipërinë nga gremina që po përpin shqiptarët nga varfëria

261
Sigal

 Intervistë me Avokatin Altin Goxhaj Moderator i Frontit të Shpëtimit të Shqipërisë dhe kreu i Lëvizja AntiSoros.

Ju Avokat keni organizuar disa takime me shoqërinë civile me Kryetarin e Partisë Demokratike Z. Sali Berisha dhe keni themeluar Frontin për Shpëtimin e Shqipërisë duke thirrur bashkërisht edhe protestën e 7 Korrikut. Si nisi ky bashkëpunim?

3 javë më parë pas një takimi me Doktorin, i cili donte të organizonte një takim me aktivistë të shoqërisë civile, gjë që ma kishte premtuar që më parë. Unë i paraqita Doktorit idetë bazë të një platforme të konsultuar me aktivistë dhe zëra kritikë për ngritjen e një Fronti të përbashkët Rezistence ndaj Axhendës Soros për Rrënimin, Falimentimin dhe Shpopullimin e Shqipërisë, e cila po kalonte vijën e kuqe të moskthimit mbrapa. Ideja ishte që ky bashkim forcash të prodhonte një bashkim të të gjithë aktorëve dhe faktorëve rezistentë ndaj të Keqes Kuislinge në Pushtet që po zhbënte fare Shqipërinë nëpërmjet një spastrimi real etnik sipas përcaktimeve dhe ideve të Vaso Çubrilloviç. Duke qenë se Opozita ishte totalisht e përçarë dhe kjo favorizonte revanshin e pamëshirshëm të Regjimit për të përmbyllur me sukses Axhendën e shpopullimit dhe zhbërjes së Shqipërisë, angazhimi i asaj pjese të shoqërisë civile që thërriste një protestë do të sillte edhe bashkimin e forcave opozitare madje edhe të deputetëve të PD aty në shesh me popullin dhe kjo do të sillte bashkimin nga poshtë – lartë të vetë Opozitës. Ajo që i propozova Doktorit ishte organizimi i dy tryezave bazë ku në të parën të testonim vullnetin e asaj pjese aktive të shoqërisë reale civile, nervit të gjallë shoqëror që po reagonte ndaj Kancerit Soros dhe jo asaj të kapur, ku përfshiheshin luftëtarët dhe aktivistët e padorëzuar të kauzave qytetare dhe komunitare, zërat kritikë, intelektualë rezistentë, dhe në bazë të këtij vullneti të ngrihej bërthama e një Fronti të bashkuar për Rezistencë Kombëtare. Pika më e fortë e përmbylljes së takimit ishte pranimi nga Doktori që unë të ngrija një grup pune koordinativ të pavarur nga PD, për të realizuar këtë Axhendë dhe unë zgjodha 3 bashkëpunëtorë të vjetër të kauzave qytetare me bindje konservatore qartësisht të pozicionuar kundër Axhendës Soros: Aulon Kalanë, Edith Harxhi dhe Ilirjana Kuçana.

Në 22 Qershor ju ishit moderator në Bashkëbisedimin e parë të Berishës me shoqërinë civile. Ai takim, a i realizoi pritshmëritë tuaja?

E them pa ngurim: i tejkaloi 200%. Mbi 70 përfaqësues, aktivistë, intelektualë, zëra kritikë, luftëtarë dhe aktivistë kauzash qytetare, vendosën që të themelojmë “Frontin e Shpëtimit Kombëtar” dhe të thirret bashkërisht Protesta e 7 Korrikut.

Ju në fillim thatë se donit një Front Rezistence, por emri përfundimtar doli Fronti i Shpëtimit Kombëtar. Si e mori këtë emër?

Në fakt termi “Shpëtim” erdhi nga Doktori, sepse termi “Rezistencë” që kishim propozuar ne ishte në fakt mbrojtës, ndërsa termi “Shpëtim” përfaqësonte lëvizjen proaktive drejt përballjes, sulmit dhe fitores. Ajo që kuptuam ishte saktësia e Doktorit për të kuptuar vlerën e narrativës në rezultatet e aksionit politik.

Fronti i Shpëtimit Kombëtar u thirr në 28 Qershor në një Forum të tipit Toën Hall ku ju propozuat bashkimin e të gjitha kauzave të veçanta në Kauzën e Madhe “Shqipëria në Rrezik!”. A i bashkuat?

Jo vetëm që i bashkuam kauzat tona, por u bashkuam edhe vetë në një front real të përbashkët të shoqërisë civile dhe Opozitës e përfaqësuar nga Partia Demokratike, dhe nga ai çast iu drejtuam të gjithë partive politike dhe deputetëve që të bashkohemi të gjithë për t’u përballur me Regjimin AntiShqiptar. Sot jemi këtu ku Fronti po zgjerohet çdo ditë.

Çfarë ka sjellë deri tani krijimi i Frontit të Shpëtimit Kombëtar?

Brenda 2 javësh ka ndryshuar gjithë realiteti politik i Shqipërisë:

Pikësëpari Opozita që deri dje ishte totalisht e përçarë sot po bashkohet çdo ditë si brenda PD-së (i keni parë vetë deputetët e PD edhe ata që nuk i janë bashkuar rithemelimit, madje edhe ata që i kanë ndejtur në krah Bashës) që po angazhohen çdo ditë dhe vetë në protestë.

Pikësëdyti, tashmë edhe të gjitha forcat opozitare po bashkohen. Ju e kni parë se si LSI po mobilizon edhe ajo të gjitha forcat e saj për t’ju bashkuar protestës së 7 Korrikut të thirrur nga Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë. Kjo as që mund të mendohej para 3 javësh ku Regjimi kishte vendosur t’i jepte përfundimisht edhe vulën Lulit të Soros ndërkohë që gjykata po pret urdhërin e ri të radhës nga Kryeministria dhe Ambasada se çfarë të bëjë. Sot askush nuk mund të vejë në dyshim legjitimitetin e Doktorit në krye të PD dhe as rolin e PD si garanci për bashkim real të të gjithë forcave të Opozitës. Së treti, tashmë edhe vetë qëllimi kryesor i bashkimit të të gjithë forcave të rezistencës kombëtare në një Front Shpëtimi Kombëtar ndryshon gjithë skakierën politike se tashmë Regjimi po frikësohet, sepse bashkimi bën fuqinë dhe Fuqia e Regjimit ka qenë përçarja e të gjithë neve në copa- copa. Regjimi Kuisling ka humbur fuqinë e diversioneve me aktorë-diversantë që përçanin protestat dhe rezistencën qytetare dhe koha e “orteqeve të kontrolluara” të Lulit të Soros ka mbaruar. Tashmë protestat dhe rezistenca do të jenë të vërteta dhe Rama dhe Veliaj po kuptojnë se kanë përballë një ortek të vërtetë, që nuk ka ndalesë as në Zgjedhjet Lokale. Së katërti, në Shqipëri për 2 javë ka ndryshuar vetë narrativa politike, duke tejkaluar akuzat për hajdutë dhe të korruptuar duke shkuar drejt militarizimit të narrativës politike duke folur për armikun, kuislingët, ata që ndajnë plaçkë lufte, shpopullim, spastrim etnik, etj. Së pesti, jo për nga rëndësia, në 7 Korrik ndryshon vetë raporti i popullit me regjimin, nuk do të ketë më frikë populli nga qeveria, por qeveria nga populli!

Po më tej? Pas 7 Korrikut?

Tani kemi 7 korrikun si Start të përballjes. Në 7 Korrik përfundon Opozita Fallco dhe dhënies së saj me konçension. Pas 7 Korrikut fillon përballja e vërtetë që duhet të kishte filluar 9 vjet më parë.

A jeni i kënaqur me ç’keni arritur? A keni ndonjë rezevë?

Unë jam absolutisht i kënaqur që për herë të parë që Lëvizja AntiSoros që mor seriozisht nga Kryetari i PD Z. Sali Berisha duke i dhënë mundësi bashkëpunimi, prodhoi brenda 3 javësh një tërmet të plotë politik duke krijuar pikë kthese të stanjacionit politik. Falënderoj Z. Berisha, dhe 3 koordinatorët e Frontit: Ilirjana Kuçanën, Edith Harxhin dhe bashkëluftëtatin tim prej 9 vjetësh Aulon Kalanë, dhe asistentin tim aktivistin Andrea Bregu për përkushtimin 24 orësh prej 20 ditësh ekstreme, që kanë ndryshuar në kahun e duhur me punën e tyre vetë realitetin politk!