Emigrimi ka futur spitalet në krizë për mjekë dhe infermierë, ministria po u kërkon mjekëve pensionistë të rikthehen në punë

188
Sigal

 

Shqipëria do jetë në kolaps për personel shëndetësor, iu drejtohet pensionistëve. Spitalet po kthehen monopol i një grupi mjekësh e infermierësh të politizuar që kanë kthyer si pronë të tyre vendin e punës

 

Shqipëria ndodhet në krizë për personel shëndetësor me mungesa të mëdha të mjekëve dhe infermierëve. Kështu e ka cilësuar Shoqata e infermierëve në një reagim të bërë së fundmi në lidhje me krizën tanimë në Shqipëri. Teksa periudha e verës shton dhe urgjencat në qendra shëndetësore e spitale. Shoqata e Infermierëve thotë se e kishte paralajmëruar këtë krizë në personelin Shëndetësor. Shoqata shprehet se: “Ashtu siç kishte parashikuar Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë që Shqipëria do jetë në kolaps për personel shëndetësor ashtu po ndodh. Shume spitale si shtetërore ashtu dhe private janë me mungesa të mëdha të mjekëve specialistë dhe infermierëve”, thuhet në një reagim të shoqatës.

Sikur të mos mjaftonte kjo, bën me dije shoqata, ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë për të plotësuar nevojat për staf në Qendrat Shëndetësore Verore po telefonon dhe po u kërkon mjekëve të dalë në pension të bëhen pjesë e këtyre shërbimeve.

“Pse vallë kur ne ngremë shqetësime reale ato nxjerrin lloj-lloj justifikimesh apo shpesh dhe duke përgenjështruar shifrat e deklaruara nga ne të largimeve masive nga Shqipëria të mjekëve dhe infermierëve dhe sot del zbuluar ky realitet ku Ministria për të mos dalë zbuluar që nuk ka mjek e infermierë ju lutet stafit të dalë në pension për t’ju bashkuar për të shërbyer. Kur do ndërgjegjësohen për të rregulluar politikat e duhura të punësimit dhe vlerësimit të stafit mjekësor para se Shqipëria të bëhet monopol i një grupi mjekësh e infermierësh të politizuar që kanë kthyer si pronë të tyre vendin e punës apo çdo post tjetër duke bërë që infermierët dhe mjekët e aftë të largohen nga Shqipëria. Mos vallë duhet t’i kthejë sytë Ministria nga vendet e tjera për të plotësuar nevojat për staf mjekësor në vend??? Nuk keni parë gjë akoma…pasi tani është vonë për të ndaluar këtë hemorragji në Shëndetësi”,- mbyllet reagimi.

Shqipëria eksporton aq infermierë sa përgatit

Sipas analizës së numrit të kuotave për studentë të degës Infermieri vërehet se Shqipëria po eksporton pothuajse aq studentë sa po përgatit çdo vit. Për të njëjtën periudhë 2020-2021, numri i kuotave për degën Infermieri e Përgjithshme ishte 1319.